Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së ”TIGER“ është institucion publik me karakter sportiv e në veçanti me sportin olimpik TAE KWON DO dhe HAP KI DO ( si mbretëreshë e arteve marciale).

A.T.H TIGER u themelua më 1 shtator 1995 nga Mjeshtri dhe trajner i mirënjohur ndërkombëtar Muhamed Saqipi 5.Dan, i cili përvojën e parë e mori në Wien të Austrisë, që në vitin 1990 përkatësisht në Akademinë e Artit Marcial TKD&HKD “CENTER”, nga Profesori Korean Shin Hong Woo 9.Dan.
Muhamed Saqipi  ishte nga studentët e gjeneratës së parë, i cili ka korrur suksese jashtëzakonisht të larta gjatë karrierës së tij si garues duke dal gjithnjë triumfues, ku dhe punoi si asistent pranë kësaj akademie në Austri.

Nga Akademia Tiger janë kualifikuar me qindra sportistë si mjeshtër, trajnerë, duke e dëshmuar edhe me hapjen e shumë klubeve, shkollave në vend, që janë duke i udhëhequr me sukses klubet e tyre.

Trajneri i kësaj akademie Muhamed Saqipi është një nga themeluesit e Federatës së Taekwondo-së të Kosovës.
Instruktori i Akademisë Muhamed Saqipi njihet si babai Hapkido-së në Kosovë.

Muhamed Saqipi është Ekspert dhe Instruktor i specializuar në fushen sigurisë.

103695

p197

03968