Plan programi në Taekwondo version i shkurtër
1.2. Ngrohja e përgjithshme trupore
Pjesa parë:
1. Përshëndetja me trajnerin, Kontrolli i nxënësve
2. Vrapim i lehtë rreth sallës
3. Vrapim me ngritjen e gjunjëve lartë
4. Vrapim me ngritjen e shputave mbrapa
5. Vrapim në maje të gishtërinjve
6. Vrapim anësorë me ngritje te krahëve lartë dhe poshtë
7. Kërcim me ngritje të gjunjëve lartë në njërën anë të sallës
8. Vrapime zik zake, etj.
Pjesa dytë:
1. Nxemja e nyejve duke filluar prej poshtë e lartë ose e kundërta,
2. Rrotullim i nyjës së këmbës poshtë, lëvizja e gjunjëve para, rrotullim i gjunjëve, gjysmë ulje, rrotullim i kërdhokullave, kërdhokullat anash, përdredhja, rrotullim i krahëve, pastaj bërrylave, pastaj nyja e dorës, qafa, lirimi në fund, etj.
Pjesa e tretë:
1. Zgjatja e muskujve, këmba e djathë para e majta mbrapa përkulje e trupit para drejt shpina duart i lëshojmë poshtë me seri prej 10,15,20,…n pastaj tjetra këmbë, të dyja, këmbët anash përkulje para djathtas, majtas, i shtyjmë kërdhokullat para gjunjët sa ma drejt,
2. Ulemi poshtë me partner zgjatje me ndihmën e partnerit [shpaga]
3. Formojnë këndin 90 shkallë ose shkronjën L përkulje para dhe para kah gjuri
4. Lëshohemi në shpagë etj.
3. Ngritja e gjunjëve
1. Prej gardit ngritja e njërit gju para, pastaj tjetrit,
2. Ngritja e gjurit anash, pastaj tjetrit,
3. Ngritja e gjurit para nga dy herë, pastaj tjetri, po ashtu edhe anash nga dy herë,
4. Ngritja e gjurit para-anash, pastaj tjetri gju,
5. Ngritja e gjurit para dhe pa e ul këmbën në tok rrotullim në kërdhokull, pastaj këmba tjetër
6. Ngritja e gjurit në lëvizje para përgjatë sallës, një herë pastaj me nga dy herë tri,
7. Hap vrapues ngritja e gjurit para, pastaj dy hapa vrapues ngritja e gjurit
8. Kërcime me ngritjen e të dy gjunjëve,
4. Hapat e tkd-së dhe rrëshqitjet
1. Ndërrimi i gardit në vend, ndërrimi bëhet sa ma shpejtë të jetë e mundur duhet të kihet kujdes që nxënësi të mos kërcej por ti ndërroj këmbët,
2. Rrëshqitje para, rrëshqitja bëhet duke e ngrit pak këmbën e parë,
3. Rrëshqitje mbrapa, rrëshqitja bëhet me ngritjen e këmbës së pasme,
4. Hapi anësorë me rrëshqitje anash, ( veprohet me k2, si dhe me k1),
5. Iksi i këmbëve, (kryqëzimi), veprohet në kërcim të vogël,
6. Hap i plotë para, për 180 shkallë,
7. Hap i plotë mbrapa rrotullim për 180 shkallë kah shpina,
8. Hapi shtytës para (këmba te këmba),
9. Hapi anësorë kah shpina për 90 shkallë,
10. Prej gardit e ngrisim gjurin e këmbës së parë ( këmba te këmba, dmth këmba e fundit zëvendëson te parën),
11. E njëjta si nr,10 mirëpo tani e kalon këmba e fundit të parën si lloj finte,
12. Kërcim para me ngritje të gjurit të parë, kërcimi bëhet me të dy këmbët njëkohësisht, kërcimi është para jo lartë.
13. Ngritja e gjurit të këmbës së dytë me rrëshqitje para,
14. Ndërrimi i gardit me ngritje të gjurit të dytë ikje pak anash,
15. Hap vrapues + hap para, ( sikur vrapojmë),
16. Hapi vrapues me ngritje të gjurit të dytë,
17. Dy hapa vrapues me ngritje të gjurit dytë,
Të gjitha këto hapa dhe rrëshqitje pas përvetësimit punohet me teknikat e tkd-së, pastaj shërbejnë si finta mashtrues si dhe në fund kombinimi i tyre, si finta + teknik etj.
5. Qëndrimet (sogi)
1. Qumbi (Pjoni) sogi
2. Moa sogi
3. Ap sogi
4. Ap kubi sogi
5. Çuçum sogi
6. Dvit kubi sogi
7. Koa sogi
8. Pom sogi
9. Akadari sogi
10. Qumbi Koryugi
6. Bllokimet (maki)
1. Are maki
2. Olgul maki
3. Montong maki
4. Montong an maki
5. Bakat maki
6. Hansonal (montong) maki
7. Sonal maki
8. Jop maki
9. Kavi maki
10. Odgoro maki
11. Are heçio maki
7. Teknikat e këmbës në tkd (qagi)
Duhet ti dallojmë teknikat e provimit, prej atyre të sparingut, tek e provimit ekzekutohen ma ngadalë ma mirë ma bukur mënyra analitike duhet të jenë të gjitha në vend si koka trupi duart, këmbët, kthimi i teknikës, etj.
Ndërsa teknikat e sparingut janë ma të shpejta dhe e humb pak origjinalin e vet.
1. Ap qagi,
2. Nerio qagi, (çiki)
3. Bandall qagi,
4. Dolio qagi,
5. Mondolio qagi, (pandelio qagi)
6. Dvit qagi, (ti qagi)
7. Jop qagi,
8. Dvit dolio qagi,
9. Ton qagi, (Mon dora qagi)
10. Pituro qagi,
11. Hirjo qagi ,
12. Kavi qagi,
13. Milo qagi
14. Morup qagi etj…
Ekzekutimi i këtyre teknikave së pari ekzekutohen në vend, pastaj para alternative, pastaj me ndërrim të gardit, pastaj ekzekutimi i këtyre teknikave me hapat dhe rrëshqitjet e tkd-së, në fund ekzekutimi i këtyre teknikave bëhet me TWIO apo kërcim.
8. 9. Ekzekutimi i Teknikave
(Renditja, radhitja me hapat e tkd-së dhe me rrëshqitjet)
Ekzekutimi i teknikave në Taekwondo ekzekutohen prej gardit luftarak (Koryiumse)
përveç gardit luftarak këto teknika mundë të ekzekutohen edhe prej qëndrimeve tjera si; ap sogi, ap kubi sogi, kao sogi etj.
Përshkrimi i teknikës sipas vendit, ndërrimit të gardit, hapave të tkd-së, rrëshqitjeve dhe me kërcim (Tvio), vijon:
1. Prej gardit luftarak (koryugi qumbi) ekzekutimi i teknikës bëhet me këmbën e dytë, pra prej vendit, pastaj edhe me këmbën e parë,
2. Prej gardit luftarak (koryigi qumbi) tërheqja e këmbës së parë mbrapa, ekzekutimi i teknikës bëhet me këmbën e dytë,
3. Pastaj ekzekutimi i teknikës me këmbën e parë,
4. Ekzekutimi i teknikës para me lëvizje alternative,
5. Ekzekutimi i teknikës me ndërrim të gardit, dmth e ndërron gardin në vend ekzekutimi bëhet me këmbën e dytë,
6. Pastaj me ndërrim të gardit ekzekutimi i teknikës bëhet me këmbën e parë,
7. Ekzekutimi i teknikave me hapa para si: Me gjysmë hap para.
8. Hap i plotë para teknikë me këmbën e dytë,
9. Hap i plotë para ekzekutim i teknikës me këmbën e parë, kjo teknik përdoret më së shumti për sparing si kundërsulm,
10. Hap i plotë mbrapa teknik me këmbën e dytë, pastaj me të parën, teknika me këmbën e parë përdoret si sulëm dhe kundërsulm,
11. Hapi shtytës para, (këmba te këmba), teknika ekzekutohet me këmbën e dytë,
12. Hapi shtytës para, (këmba te këmba), teknika ekzekutohet me këmbën e parë,
13. Ngritja e gjurit të parë në rrëshqitje pak para teknikë me këmbën e dytë,
14. Ngritja e gjurit të këmbës së dytë me rrëshqitje para, teknik me këmbën e dytë,
15. Hap vrapues para teknikë sa ma shpejtë këmba e dytë,
16. Dy hapa vrapues para, teknikë këmba e dytë, etj.
Të gjitha këto lëvizje ekzekutohen në fillim me një teknik dmth p.sh. një ap qagi ose një dolio qagi etj etj, pastaj vijnë me dy teknika e ma shumë. Fillohet me teknikat e radhës, shih teknikat e TKD-së.
Rruga e teknikës,
Fillohet prej vendit, në lëvizje para, me ndërrim të gardit, me hapat e tkd-së me rrëshqitje si dhe me kërcim ( tvio).
10. Teknikat Përsëritëse (Përforcuese)
Me teknika përsëritëse kuptojmë kur kemi të bëjmë me njërën teknik, pa kombinime dmth vetëm ap qagi me ap qagi e kështu me radhë edhe për teknika tjera. Teknikat përforcuese shërbejnë ose na ndihmojnë që sa ma mirë teknikën ta ekzekutojmë, njëherit ndihmon në forcimin e teknikës si dhe rrugën e teknikës.
Teknikat përsëritëse apo përforcuese punohen prej vendit pastaj vjen lëvizja para apo mënyra alternative, me hapat e tkd-së, rrëshqitjet, si dhe me kërcim.
1. Në lëvizje para ose mënyra alternative dmth prej gardit luftarak, Ap qagi + ap qagi
2. Bandall + bandall qagi
3. Dolio + dolio qagi; nerio + nerio qagi; mondoli + mondolio qagi; jop + jop qagi; dvit qagi + dvit qagi; dvit dolio qagi + dvit dolio qagi, ton qagi + ton qagi etj….
4. Jop qagi si dhe mondolio qagi mund të përdoren edhe me qëndrimin koa sogi, për me qen ma letë ekzekutimi i teknikës,
5. Ekzekutimi i teknikave me gjysmë hap para, gj.h.p. ap qagi + ap qagi
6. Gj.h.p. doli + dolio qagi, e kështu me radhë edhe për teknikat tjera si, ap qagi, nerio,mondolio, jop, dvit, dvit dolio, etj…
7. Pastaj vijnë hapat tjera të tkd-së si dhe rrëshqitjet shih nr. 8.9.ekzekutimi i teknikave.
Duhet të kemi para sysh se teknikat me gjysmë hap para mesë shumti përdoren për përvetësimin e teknikave, si dhe për provime etj, ndërsa për sparing ky hap shëndrrohet në hap vrapues dmth diçka shumë më të shpejtë, shputa e këmbës kthehet para, mirëpo kemi raste kur edhe në sparing përdoret gjysmë hapi, në raste pak ma të radha.
11. Ekzekutimi i Teknikave në Fokusera
Të gjitha teknikat të cilat mësohen (thatë) prej vendit, të gjitha këto teknika pastaj ekzekutohen në fokuser. Teknikat e fokuserit shërbejnë për ndjeshmërinë e teknikës në fokus, përvetësimin e teknikës si dhe rritja e forcës. Në fokuser punohen edhe teknikat përvetësuese apo përsëritëse, teknikat me hapat e tkd-së, dhe rrëshqitjet si dhe kombinimi i teknikave, pastaj ekzekutimi i teknikave në kërcim.(Tvio)
12. Kombinimi (Lidhja) i Teknikave
Me kombinim kuptojmë lidhjet ndërmjet teknikave, kombinimet mund të behet prej lëvizjeve para me hap para, gjysmë hap para etj. Kombinimi i teknikave bëhet sipas renditjes, p.sh. në fillim mësohet ap qagi pastaj nerio qagi kështu që menjëherë vjen lidhja e tyre, duhet të kemi kujdes që nxënësi të mos i hap këmbët shumë dmth me hapa të shkurtër, sepse teknikat do të jenë shumë ma të shpejta,
Kombinime kemi shumë mirëpo këtu do të përmendin disa prej tyre p.sh.
KOMBINIMI ME DY TEKNIKA;
1. Ap qagi + nerio qagi,
2. Ap qagi + dolio qagi,
3. Ap qagi + mondolio qagi,
4. Ap qagi + bandall qagi,
5. Ap qagi + dvit qagi,
6. Ap qagi + dvit dolio qagi,
7. Ap qagi + ton qagi,
8. Ap qagi + jop qagi,
9. Ap qagi + pituro qagi,
10. Ap qagi + hirio qagi,
Këtu si shembull kemi marrë teknikën ap qagi, në vend të ap qagit mund të përdoren edhe teknikat tjera të tkd-së si bandall, dolio, nerio, mondolio, jop, dmth teknikën ap qagi e zëvendësojmë me teknikat tjera etj…
Pastaj vijnë teknikat me tri kombinime, katër pesë etj…
13. Teknikat e thesit
1. Bandall qagi me këmbën e dytë,
2. Bandall + bandall qagi, njëherë fillon me këmbën e djathtë pastaj me të majtën,
3. Gjysmë hap para bandall qagi, pastaj ana tjetër,
4. Hap i plotë para bandall ose dolio qagi,
5. Hap mbrapa 180sh bandall qagi.
6. Tvio bandall qagi, kërcimi bëhet si lloj finte nisesh me njërën këmbë ndërsa ekzekuton me tjetrën,
7. Pastaj këmba te këmba bandall qagi dmth në kërcim Tvio,
8. Bandall qagi me rrëshqitje, e ngrit këmbën e parë rrëshqet para dhe me po të njëjtën këmbë punon bandall qagi
9. Hap vrapues para bandall qagi, + bandall,
10. Bandall + tviotupom bandall qagi,
11. Tupom bandallat,
12. Pastaj tre bandalla të sparingut pa u ndal,
13. Hapi vrapues + hap para bandall qagi,
14. E njëjta por tani dy bandalla,
15. E njëjta por tani punon bandall qagi + tviotupom bandall qagi,
16. Tonin prej vendit
17. Tonin me hap para,
18. Hap mbrapa te plote, ton
19. Dwit qagi,
20. Hap para dvit qagi,
21. Hap mbrapa të plotë dvit qagi,
22. Vlen edhe për dvit dolio qagi, si prej vendit, me hap para me hap mbrapa,
23. Tvio jop qagi,
24. Tvio jop+dvit qagi pa ra ne tok dmth ekzekutimi i dy tek. në ajër,
25. Tvio jop me të dyja këmbët,
26. Tvio dvit qagi prej vendit,
27. Tvio dvit qagi me hap në ajër,
28. Tvio dolio qagi prej vendit,
29. Tvio dolio qagi tani e ngrit këmbën e parë e godet me të dytën,
30. Tvio doli qagi për 360 shkallë, prej vendit pastaj me hap në ajër,
31. Tvio ap qagi, pastaj me të dy këmbët,
32. Tvio ap qagi tre herë,
33. Bandallat pa u ndal,
14. Ekzekutimi i Teknikave në kërcim (tvio)
Kërcimet në Taekwondo janë dy llojesh: Kërcim së larti; Kërcim së gjati para,
Kërcimi i lartë më së shumti punohet për demonstrime dhe ndonjëherë për kundërsulm në gara, ndërsa kërcim së gjati përdoret më së shumti në ekzekutimin e teknikave para, dhe përdoret në gara shumë. vijon:
KËRCIM SË LARTI:
1. Koryigi Qumbi prej gardit luftarak kërcimi bëhet së pari prej vendit, kërcim së larti me të dy këmbët, ekzekutimi i teknikës vjen me këmbën e dytë, p,sh Tvio ap qagi, etj.
2. Kërcim prej vendit lartë tash ekzekutimi i teknikës bëhet me këmbën e parë,
3. Kërcim me ngritjen e gjurit të parë teknika ekzekutohet me këmbën e dytë,
4. Kërcim me ngritjen e gjurin e dytë teknika ekzekutohet me këmbën e parë,
KËRCIM SË GJATI:
1. E njëjta si në kërcimi së larti, mirëpo teknikat në kërcim së gjati përdoren më së shumti në sparing dhe punohen duke shkuar para.
15. Teknikat e Sparingut
Teknikat e sparingut dallojnë pak a shumë prej a atyre të provimit apo të demonstrimin, sipas formës nuk dallojnë, mirëpo dallojnë në rrugën e ekzekutimit, deri sa në provim kthehet këmba prej asaj rruge nga ka ardhur, ndërsa në sparing nuk kthehet në të njëjtën rrugë, sepse vazhdon teknika tjetër apo tërheqja mbrapa, kundërsulmi etj…
Teknikat e sparingut që mesë shumti përdoren janë:
1. Bandall qagi; Dubom bandall qagi;
2. Tvio bandall,
3. Bllok qirugi,
4. Dwit qagi,
5. Nerio qagi,
6. Ton qagi,
7. Dolio qagi,
8. Dwit dolio qagi,
9. Tvio dvit dolio qagi, etj…
10. Si dhe kombinimi i tyre.
Të gjitha këto teknika përdoren si sulme apo kundër sulme.
16. Teknika sparingu me partner (gardi i mbyllur – gardi i çelur)
Teknikat e sparingut me gard të mbyllur apo të çelur, si njëri ashtu edhe tjetri partner sulmojnë me të dyja këmbët me të parëm apo me të dytën, dhe për të dyja këto ka kundërsulme të ndryshme. Duhet të kemi parasysh se disa teknika sulmuese dhe kundërsulmuese i përgjigjen njërit gard apo tjetrit gard, pra p.sh. në qoftë se është gardi i çelur dhe partneri sulmon bandall qagi ose dolio qagi, kundërsulmi është dvit qagi, çka do të thotë se në rastin e gardit të mbyllur nuk mundë ti përgjigjet kjo teknikë, prandaj duhet të përdorim teknikë tjetër. Në vazhdim do të cekim disa teknika sulmuese dhe kundërsulmuese. P.sh.
GARDI I MBYLLUR, ( SULMI)
1. E sulmojmë kundërshtarin me k2 bandall në pjesën e jashtme të kundërshtarit pasi është pika më e dobët.
2. Me k1 nerio qagi, dmth këmba te këmba, ose mondolio.
3. Tvio nerio qagi me k1, në këtë mënyrë e mbrojmë vetin prej kundërsulmit mirëpo duhet të kihet kujdes që kur ta kryejmë teknikët të jemi të gatshëm për ndonjë kundër sulëm.
4. Po ashtu edhe me këmbën e dytë nerio qagi të gjatë, mirëpo nerio në këtë mënyrë, ekzekutohet në formë të hirio qagit.
5. Fintë me k1 p.sh tvio morup qigi (këmba te këmba ngritja e gjurit të par) menjëherë teknik me k2 në pjesën e jashtme të kundërshtarit, teknika mundet me qen, bandall, dolio, nerio, apo mondolio, dvit dolio, ton, etj, pason lidhësja.
6. Ngritja e gjurit të parë menjëherë dvit qagi,
7. Pason kombinimi si dhe shumë finta dhe teknika tjera.
GARDI ÇELUR, (SULMI)
1. Këmba te këmba bandall me k1, në pjesën e jashtme të kundërshtarit.
2. Këmba te këmba nerio me k1+bandall, klinç.
3. Dvit qagi me k2 po ashtu në pjesën e jashtme të kundërshtarit.
4. Ngritja e gjurit të parë menjëherë dvitdolio qagi, me k2.
5. Pason kombinimi si dhe shumë finta dhe teknika tjera.
GARDI MBYLLUR, (KUNDËRSULMI)
Kur kundërshtari sulmon me këmbën e dytë;
1. Kundërshtari sulmon me k2 bandall qagi, Kundërsulmi mundë të jetë: a) bllok are maki+qirugi direkt, të dyja përnjëherë, b) me ndërrim të gardit bandall qagi pak ikje anash dhe bllok njëkohësisht, c) bllok+nerio qagi k2, d) bllok doli qagi k2, e) ap tvio dvit qagi k2, etj.
2. Kund. Sulmon me k2 dolio qagi, kundërsulmi vlen si te bandall qagi, mirëpo blloku është i lartë.
3. Teknika nerio qagi me k2, kundërsulmi tërhiqemi mbrapa tvio bandall qagi me k1,
4. etj.
Kur kundërshtari sulmon me këmbën e parë;
1. Kundërshtari sulmon bandall qagi ose dolio qagi me k1- kundërsulmojmë: a) rrëshqasim para bllok are makki qirugi, pason lidhësja, b) dvit qagi me k2, – dvit dolio qagi me k2, – nerio qagi me k2, – mondoli qagi k2.
2. Në qoftë se sulmon nerio qagi me k1, – kundërsulmi ma i mirë është klinçi, ose ikje mbrapa menjëherë sulëm, teknikë.
3. etj.
GARDI ÇELUR (KUNDËRSULIMI)
Kur kundërshtari sulmon me këmbën e dytë;
1. Kundërshtari sulmon me k2 bandall qagi ose doli qagi, a) i përgjigjemi me bllok are makki+qirugi, b) dvit qagi k2, c) dvit doli qagi k2,
2. Kundërshtari sulmon doli qagi me k2,- kundërsulmi ton qagi,
3. Prej nerio qagit tërhiqemi mbrapa për të marr teknikë, ose kliç.
Kur kundërshtari sulmon me këmbën e parë;
1. Kundërshtari sulmon me k1 bandall ose doli qagi – kundërsulmi bllok are makki me dorën e parë+ bandall qagi me k2, – ose nerio qagi me k2, – dolio qagi me k2, – ap tvio dvit qagi, – ose ap tvio dvit doli qagi,
2. Tërhiqemi prapa për të marrë sulëm të mirë.
17. Puna me Fokusera, Hyrje me fokusera para
Puna me fokusera kuptojmë kur partneri i cili i mbanë fokuserat në dorë, hyn në lëvizje para, ndërsa partneri i cili punon teknikat ikën prapa ose punon teknikë kundërsulmi.
Teknikat me fokusera punohet në tre drejtime apo mënyra: a) Ekzekutimi i teknikave prej vendit apo gardit luftarak, b) Ekzekutimi i teknikave para në lëvizje, c) Si dhe ekzekutimi i teknikave duke ik mbrapa.
– Drejtimi i parë shërben për përvetësimin e teknikave,
– Drejtimi dytë shërben për teknikat lëvizëse të cilat ekzekutohen para dhe njihen si teknika sulmuese në sparing,
– Drejtimi i tretë shërben për teknikat lëvizëse të cilat ekzekutohen duke ik mbrapa, të cilat njihen si teknika sulmuese me ikje mbrapa apo kundërsulmuese.
Po ashtu kemi tri mënyrat kundërsulmuese të cilat punohet gjatë ekzekutimit të teknikave në fokuser,
Mënyra e parë: Partneri i cili e shtrin fokuserin para – partneri tjetër ekzekuton teknikë kundërsulmuese apo i përgjigjet me kundërsulm.
Mënyra e dytë: Partneri i cili e shtrin fokuserin para – partneri tjetër e tërheq këmbën e parë mbrapa dhe menjëherë punon teknik me këmbën e dytë si dhe me këmbën e parë.
Mënyra e tretë: Partneri i cili e shtrin fokuserin para – partneri tjetër rrëshqet mbrapa apo ikje anash dmth me rrëshqitje dhe menjëherë pason teknika si me këmbën e parë ashtu edhe me të dytën.
Disa teknika që përdoren për sparing.
Prej gardit luftarak partneri i mban fokuserat poshtë, dhe në momentin që e tregon fokuserin para partneri tjetër përgjigjen me teknikë si;
Prej gardit luftarak (Koryugi Qumbi) mundë ekzekutohen disa teknika themelore si, bandall, dolio, nerio, mondolio, këto teknika mundë të ekzekutohen me të dyja këmbët dmth me këmbën e parë dhe me këmbën e dytë, Teknikat me këmbën e parë ekzekutohen duke e drejtuar këmbën e qëndresës ose me rrëshqitje pak mbrapa, Ndërsa teknikat me këmbën e dytë ekzekutohen me ndërrim të gardit duke zëvendësuar këmba këmbën, me ikje mbrapa ose edhe me ikje anash.
Teknikat e mënyrës së parë, me kundërsulm:
Partneri e shtrin fokuserin para – partneri tjetër kundër përgjigjet, kundërsulmon me teknik, prej gardit luftarak (Koriugi Qumbi) dmth, teknikat mundë të ekzekutohen me këmbën e parë ashtu edhe me të dytën, psh:
1. Partneri e shtrin fokuserin para – partneri tjetër kundërsulmon, bandall qagi, dolio qagi, nerio qagi mondolio qagi me k1, këto teknika ekzekutohen edhe me k2, me k2 janë më efikase.
2. Dwit qagi me k2, – dvit dolio qagi me k2,
3. Bllok are makki goditje qirugi,
4. Tvio bandall ose tvio doli qagi, kjo teknik ekzekutohet prej vendit dmth kërcim, teknikat vjen me k1 ose edhe me k2, – ndërsa mënyra tjetër është e ngrit gjurin e këmbës së parë, teknika vjen po ashtu me këmbën e dytë,
5. Tvio dvit qagi, – tvio dvit doli qagi, me këmbën e 2-të,
Teknikat e mënyrës së dytë, me tërheqje të këmbës së parë mbrapa:
Partneri e shtrin fokuserin para – partneri tjetër e tërheq këmbën e parë mbrapa, pason teknika. Prej gardit (Koriugi Qumbi) edhe këtu teknikat ekzekutohem me të dyja këmbët.
1. Partneri e shtrin fokuserin para – partneri tjetër e tërheq këmbën e parë mbrapa pason teknika si: Bandall, dolio, nerio, mondolio, këto teknika ekzekutohem me të dyja këmbët si me të parën ashtu edhe me të dytën.
2. Tërheqja e këmbës së parë mbrapa pason teknika, Dvit qagi me k2, – dvit dolio qagi me k2,
3. Tvio dvit qagi me k2, – Tvio dvit dolio qagi, – Ton qagi,
4. E tërheq këmbën e parë mbrapa tvio tupom bandall qagi duke filli me k2 po ashtu edhe me k1,
5. E njëjta por me teknik tvio bandall doli qagi, edhe kjo teknik mundë të ekzekutohet me të dyja këmbët duke filluar me k2 ose me k1.
Tërheqja e këmbës së parë deri te këmba e dytë ose e kalon shumë pak këmbën e dytë dhe menjëherë pason teknika me po të njëjtën këmbë. Psh:
1. Partneri e shtrin fokuserin para – tjetri e tërheq këmbën e parë deri te këmba e dytë ose e kalon pak këmbën e dytë menjëherë teknik si: Bandall, dolio, nerijo, mondolio qagi,
2. Tvio tupom bandall qagi fillon me këmbën e parë, ose tvio bandall, doli qagi.
Teknikat e mënyrës së tretë, me rrëshqitjet:
Me rrëshqitje kuptojmë si rrëshqitje mbrapa anash si dhe para, mesë shumti në këtë mënyrë përdoren rrëshqitjet mbrapa dhe anash.
1. Partneri e shtrin fokuserin para – partneri tjetër tërhiqet mbrapa për me marr sulëm psh, rrëshqasim mbrapa bandall, dolio, nerio, mondolio, këto teknika ekzekutohem me të dyja këmbët si me k1 ashtu edhe me të k2,
2. Rrëshqasim mbrapa tvio tupom bandall qagi,
3. Rrëshqasim mbrapa tvio bandall+ nerio qagi,
4. Rrëshqasim mbrapa tvio dvit qagi me hap në ajër, tvio dvit dolio qagi me hap në ajër,
5. Rrëshqasim mbrapa e ngrisim gjurin e parë tvio dolio qagi, me k2,
6. Ikje anash bandall qagi,
7. Ikje anash doli me k2,
18. Manovrimi me këmbë
Me manovrimin me këmbë kuptojmë, kur punojmë teknika me këmbë pa e ulë këmbën në tokë, këto teknika ekzekutohen me seri me menjë numër te madh ose me minuta, si psh, 20, 30, 40, 50, herë e ma shumë si dhe me minuta duke filluar me një 1, 2, 3 minuta e ma shumë, ato mundë të jenë psh.
1. Bandall qagi,
2. Doli qagi,
3. Jop qagi,
4. Mondolio qagi,
Me dy e ma shumë teknika,
1. Bandall + dolio qagi,
2. Dolio + mondolio qagi,
3. Dolio + jop qagi,
4. Bandall + dolio + mondolio qagi,
5. Bandall + dolio + mondolio + jop qagi, etj.
Kjo mënyrë shërben për forcimin e muskulit kuadriceps femoris si dhe për rritjen e shpejtësisë së këmbës.
19. Kundërsulmi
Me kundërsulm kuptojmë aftësitë intelektuale të garuesit, i cili në momentet sulmuese të kundërshtarit të tij arrin ta kuptojë teknikën sulmuese, në këtë moment duhet të reagojë me kundërsulm të suksesshëm.
Kundërsulmi hynë në kategorinë e inteligjencës, aftësive intelektuale.
Për këtë teknikë ushtrohen disa teste të inteligjencës (psikologjike) si dhe praktike për secilin studentë. Aftësitë praktike janë:
Kur garuesi arrin ta kuptojë teknikën e kundërshtarit të tij dhe në këtë rast e kundërsulmojmë, apo i kundërpërgjigjemi asaj teknike të cilën e përdorë kundërshtari, arrijmë ti përgjigjemi me kundërsulm të suksesshëm teknikës përkatëse të kundërshtarit tonë. Që ta kuptojmë ma mirë praktikisht. Psh.
• Në qoftëse kundërshtari jon në gardin e mbyllur sulmon bandall qagi me k2, ne arrijmë ta kuptojmë se kundërshtari donë të na sulmojë bandall qagi me k2, ne menjëherë duhet ti përgjigjemi me kundërsulm e në këtë rast kundërsulmi më i mirë do të ishte are maki + qirugi njëkohësisht,i cili do të na shërbej si çelës për teknikën pasuese, ose
• E njëjta; por tani i kundërpërgjigjemi me dolio qagi me k2 dhe njëkohësisht me bllok të poshtëm are maki e kështu edhe për teknikat tjera. Vijon më poshtë
20. Kondicioni me teknika
Kondicion me teknika kuptojmë, kur në të njëjtën kohë punojmë teknikë ashtu edhe kondicion, në këtë mënyrë përvetësojmë teknikën si teknikë e shtojmë shpejtësinë si dhe kondicionin, këto teknika përdoren me numrin apo me sekonda si dhe minuta, ato mundë të jenë:
1. Bandall qagi shpejt me fokus me prekje në tokë,
2. Bandall + doli qagi, me njërën këmbë,
3. Bandall qagi me ndërrimin e hapave shpejtë,
4. Tvio bandall qagi me njërën këmbë përgjatë sallës pastaj me tjetrën,
5. Tvio dolio qagi —————–/ / ————/ /—————-/ /——-,
6. Tvio bandall qagi por tash herë me njërën këmbë e herë me tjetrën këmbë,
7. Tvio tupom bandall qagi me ndërrim të gardit,
8. Tvio bandall qagi pa u ndal përgjatë sallës.
9. Ndërrim i gardit dvit doli qagi,
10. Nerio qagi përgjatë sallës, etj.
21. Lidhja dhe Kombinimi i teknikave në fokusera, para, mbrapa, anash,
Me lidhje si dhe kombinim të teknikave kuptojmë, kur dy e ma shumë teknika ekzekutojmë gjatë një periudhe pa u ndalë.
Me “lidhje” të teknikave kuptojmë kur e ekzekutojmë psh një teknikë si bandall apo dolio, më shumë se dy, tri, apo katër herë e ma shumë. Psh, në praktikë, prej gardit luftarak ekzekutojmë teknikën bandall qagi pra vetëm një teknikë dhe vazhdojmë me këtë teknikë deri në fund të sallës, në lëvizje para mënyra alternative.
Me “kombinim” të teknikave kuptojmë kur i kombinojmë dy apo më shumë teknika si p.sh. bandall + doli qagi e kështu me radhë.
Lidhja e teknikave si dhe kombinimi shërbejnë për përvetësimin e ekuilibrit, precizitetit, rrollingut, manovrim më të lehtë, përvetësimin e hapave si dhe ndërrimi i hapave. Duhet të kemi kujdes në këtë këto lidhëse që gjatë ekzekutimin të mos bëhen me hapa të gjatë. Hapat e gjatë e ngadalësojnë teknikën si dhe humbet forca.
Ekzekutimi i këtyre teknikave duhet të ekzekutohen me hapa të shkurtë, në këtë mënyrë përfitojmë shpejtësi e kur kemi shpejtësi d.m.th se kemi edhe forcë.
Lidhe dhe kombinime të teknikave në taekwondo kemi shumë, këto kombinime ndahen në disa grupe si:
• Lidhja dhe kombinimi i teknikave në lëvizje para,
• Lidhja dhe kombinimi i teknikave me hapat e tkd-së,
• Lidhja dhe kombinimi i teknikave me rrëshqitjet e tkd-së,
• Lidhja dhe kombinimi i teknikave në kërcim (tvio),
• Si dhe lidhja dhe kombinimi ndërmjet tyre.
Lidhja dhe kombinimi i teknikave në lëvizje para,
1. Bandall + bandall qagi,
2. Bandall + ap qagi,
3. Bandall + dolio qagi,
4. Bandall + nerio qagi,
5. Bandall + mondoli qagi,
6. Bandall + jop qagi,
7. Bandall + dvit qagi,
8. Bandall + dvit dolio qagi,
9. Bandall + ton qagi,
10. Bandall + tvio bandall qagi,
Këtu si shembull kemi marrë teknikën bandall qagi, pastaj në vend të bandall qagit mundë të vendosim teknikat tjera të taekwondo-së, veç e zëvendësojmë teknikën bandall qagi në vend të bandallit vendosim si p.sh; DOLIO, AP QAGI, NERIO, MONDOLIO, JOP, DVIT, DVIT DOLIO, TON, TVIO, etj. Këto teknika punohen thatë, pastaj me fokusera e në fund me partnerë ku shëndrrohet në teknika sparingu.
Lidhja dhe kombinimi i teknikave me hapat e tkd-së,
1. Gjysmë hap para, Bandall + bandall qagi,
2. Gjysmë hap para, Bandall + ap qagi,
3. Gjysmë hap para, Bandall + dolio qagi,
4. Gjysmë hap para, Bandall + nerio qagi,
5. Gjysmë hap para, Bandall + mondoli qagi,
6. Gjysmë hap para, Bandall + jop qagi,
7. Gjysmë hap para, Bandall + dvit qagi,
8. Gjysëm hap para, Bandall + dvit dolio qagi,
9. Gjysëm hap para, Bandall + ton qagi,
10. Gjysmë hap para, Bandall + tvio bandall qagi,
Edhe këtu kemi marr si shembull vetën një hap të tkd-së, dhe prapë tani zëvendësojmë, në vend të gjysmën hapit para vendosim si; HAP VRAPUES PARA, HAP I PLOTË PARA, HAP I PLOTË MBRAPA, NDËRRMI GARDIT NË VENDË, NGRITJA E GJURIT TË PARË TEKNIKA VJEN ME KËMBËN E DYTË, NGRITJA E GJURIT TË K2, HAPI SHTUTËS (KËMBA TE KËMBA), NGRITJA E GJURIT TË K1 ME TWIO ME TË DY KËMBËT NJËKOHËSISHTË, NGRTIJA E GJURIT TË PARË KËMBA TE KËMBA, NGRITJA E GJURIT TË PARË KËMBA E DYTË E KALON PAK TË PARËN SI LLOJË FINTE, etj. Këto teknika punohen thatë, pastaj me fokusera e në fund me partner me të gjitha mbrojtëset.
Lidhja dhe kombinimi i teknikave me rrëshqitjet e tkd-së,
1. Rrëshqitje para, Bandall + bandall qagi,
2. Rrëshqitje para, Bandall + ap qagi,
3. Rrëshqitje para, Bandall + dolio qagi,
4. Rrëshqitje para, Bandall + nerio qagi,
5. Rrëshqitje para, Bandall + mondoli qagi,
6. Rrëshqitje para, Bandall + jop qagi,
7. Rrëshqitje para, Bandall + dvit qagi,
8. Rrëshqitje para, Bandall + dvit dolio qagi,
9. Rrëshqitje para, Bandall + ton qagi,
10. Rrëshqitje para, Bandall + tvio bandall qagi,
Edhe këtu kemi marrë si shembull rrëshqitjen para, dhe në vend të rrëshqitjes para vendosim tjera rrëshqitje si; RRËSHQITJE MBRAPA, RRËSHQITJE ANASH me k2, RRËSHQITJE ANASH me k1, IKSI I KËMBËVE (KRYQËZIMI).
Lidhja dhe kombinimi i teknikave në kërcim (tvio),
1. Tvio tupom Bandall qagi,
2. Tvio Bandall + ap qagi,
3. Tvio Bandall + dolio qagi,
4. Tvio Bandall + nerio qagi,
5. Tvio Bandall + mondoli qagi,
6. Tvio Bandall + jop qagi,
7. Tvio jop + dvit qagi,
8. Tvio dolio + dvit dolio qagi
9. Tvio tupom ap qagi,
10. Tvio jop qagi, + jop me këmben tjetër,
11. Tvio dolio qagi; tvio ap dolio qagi,
12. Tvio dvit dolio qagi + doli qagi, etj.
Të gjitha këto teknika janë në kërcim pa ra ne tokë jo lidhëse, (manovrim me këmbë në ajër)
Si dhe lidhja dhe kombinimi ndërmjet tyre.
Me këtë kuptojmë lidhja dhe kombinim i hapave të tkd-së me rrëshqitjet me lëvizjet para si dhe me kërcim. Këtu do të përmendim një shembull, ndërsa ne vazhdim do të cekim disa kombinime të teknikave të tkd-së shihe kapitullin 23.
1. Bandall + hap i plotë para nerio qagi ton qagi, + ikje mbrapa me hap, dvit dolio,
2. Tvio tupom bandall qagi + dvit dolio qagi, + rrëshqitje mbrapa nerio qagi, hap anësore + bandall qagi, + tvio dolio qagi, etj.
22. Lidhja dhe kombinimi i teknikave që përdoren më së shumti në sparing.
(lidhja dhe kombinimi i hapave të tkd-së me rrëshqitjet, me lëvizjet, si dhe në kërcim)
Lidhja dhe kombinimi i teknikave janë teknika bazë që përdoren në Taekwondo, gjatë shkëmbimit të këtyre teknikave duhet të kemi kujdes: hapat të jenë shkurt, ndërsa hapat pak ma të gjatë përdoret sipas nevojës, pastaj ekuilibrin, koordinimin e teknikave, shpejtësinë, forcën, fleksibilitetin.
Këtu do të përmendim kombinimin teknikave që më së shumti përdoren në sparing.
Lidhja dhe kombinimi me dy teknika;
1. Bandall + Bandall
2. Bandall + dolio
3. Bandall + nerio
4. Bandall + mondolio
5. Bandall + dvit qagi
6. Bandall + dvit doli qagi
7. Bandall + tong qagi
8. Bandall + tvio bandall
9. Tvio bandall + dvit qagi; dvit dolio; ton qagi;
10. Tvio tupom bandall
11. Tvio tre bandalla
12. Tvio Bandall – nerio
13. Tvio bandall – dolio
14. Tvio bandall – mondolio
15. Tvio bandall – dvit dolio qagi
16. Gj. H. para bandall + bandall
17. Gj. H. para tvio tupom bandall qagi
18. Gj. H. para bandall + doli; nerio; mondolio;
19. Gj. H. para bandall + dvit qagi; dvit doli qagi; tong qagi;
20. Gj. H. para tvio bandall – doli; nerio; mondolio;
21. Gj. H. para tvio bandall – dvit qagi; dvit dolio;
22. Hap i plotë para dvit qagi, k2
23. Hap i plotë para tvio tupom bandall, fillon me k2; mundet me filluar edhe me k1,
24. Hap i plotë para dvit dolio qagi + bandall
25. Hap i plotë para tvio dvit dolio; tvio dvit qagi; tong qagi;
26. Hap i plotë para ngritje të gjurit të parë dolio me k2;
27. Hap i plotë para bandall k2 + dvit qagi,
28. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + Bandall
29. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + dolio
30. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + nerio
31. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + mondolio
32. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + dvit qagi
33. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + dvit doli qagi
34. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + tong qagi
35. Rrëshqitje para këmba te kama Bandall + tvio bandall
36. Rrëshqitje para këmba te kama Tvio bandall + dvit qagi; dvit dolio; ton qagi;
37. Rrëshqitje para këmba te kama Tvio tupom bandall
38. etj, etj
Lidhja dhe kombinimi me dy-tri e më shumë teknika;
1. Bandall+ tvio tupom bandall qagi
2. Bandall + dolio + bandall
1. Bandall + dolio + ton,
2. Bandall + nerio + dvit qagi,
3. Tvio Bandall + Bandall,
4. Tvio bandall + tvio tupom bandall qagi,
5. Bandall + tvio bandall + dolio; nerio;
6. Bandall + tvio Bandall + ton; dvit qagi; dvit dolio qagi,
7. Bandall + tvio bandall + tupom bandall qagi,
8. Bandall dolio me njërën këmbë + dolio fillon me këmbën tjetër; nerio;
9. Bandall dolio me njërën këmbë + dvit dolio; dvit qagi; ton qagi,
10. Hap vrapues para Bandall+ tvio tupom bandall qagi
11. Hap vrapues para Bandall + dolio + bandall
12. Hap vrapues para Bandall + dolio + tong,
13. Hap vrapues para Bandall + nerio + dvit qagi
14. Hap vrapues para Tvio bandall + dvit qagi; dvit dolio; ton qagi;
15. Hap vrapues para Tvio Bandall + Bandall
16. Hap vrapues para Tvio bandall + tvio tupom bandall qagi
17. Hap vrapues para Bandall + tvio bandall + dolio; nerio;
18. Hap vrapues para Bandall + tvio Bandall + ton; dvit qagi; dvit dolio qagi,
19. Hap vrapues para Bandall + tvio bandall + tupom bandall qagi,
20. Hap vrapues para Bandall dolio me njërën këmbë + dolio me këmbën tjetër; nerio;
21. Hap vrapues para Bandall dolio me njërën këmbë + dvit dolio; dvit qagi; ton qagi,
22. Gjysëm hap para Bandall+ tvio tupom bandall qagi
23. Gjysëm hap para Bandall + dolio + bandall
24. Gjysëm hap para Bandall + dolio + tong,
25. Gjysëm hap para Bandall + nerio + dvit qagi
26. Gjysëm hap para Tvio Bandall + Bandall
27. Gjysëm hap para Tvio bandall + tvio tupom bandall qagi
28. Gjysëm hap para Bandall + tvio bandall + dolio; nerio;
29. Gjysëm hap para Bandall + tvio Bandall + ton; dvit qagi; dvit dolio qagi,
30. Gjysëm hap para Bandall + tvio bandall + tupom bandall qagi,
31. Gjysëm hap para Bandall dolio me njërën këmbë + dolio e plotë (full) me këmbën tjetër; nerio;
32. Gjysëm hap para Bandall dolio me njërën këmbë + dvit dolio; dvit qagi; ton qagi,
33. Dolio + ton + dvit dolio,
34. Dolio + dvit dolio qagi,
35. Etj. Etj. Etj.
23. Me partner kombinim të teknikave të sparingut përgjatë sallës ose edhe në vende te veta me përgatitje të tkd-së
(me mbrojtëse)
Këto teknika duhet të përdoren sa ma shumë dhe sa ma shpesh për arsye se i përgjigjet garave, d.m.th partnerët i vejnë të gjitha mbrojtëset përkatëse, dhe përgjatë sallës apo edhe në vende shkëmbejmë teknika të ndryshme, këto teknika punohet me kontakt real, sepse në këtë mënyrë mësojmë edhe ndjenjën e kontaktit i cili shërben për pikë (poen).
1. Bandall + bandall,
2. Tvio bandall + bandall
3. Tvio bandall + dvit qagi; ton;
4. Bandall + dvit qagi,
5. Bandall + tvio bandall (me të njëjtën këmbë) + bandall; nerio dolio; dvit qagi
6. Kama te kama bandall + nerio, bandall; dvit qagi;
7. Bandall + dvit dolio; ton;
8. Tvio tupom bandall,
9. Tvio tupom bandall+ dvit qagi; dvit dolio; nerio;
10. Hap para tvio tupom bandall,
11. Hap para dvit qagi + nerio; bandall; dolio;
12. Hap para dvit qagi + tupom bandall,
13. Vijojnë edhe me hapat tjerë të tkd-së,
24. Sparing (mbrojte vetëm me një teknik)
Me këtë sparing kuptojmë kur partneri sulmon ndërsa tjetri mbrohet vetëm me një teknik pra nuk sulmon vetëm mbrohet, në këtë mënyrë përvetësohet teknika shumë ma mirë. Prej teknikave që më së shumti përdoren si mbrojtëse janë:
1. Bandall qagi
2. Dvit qagi
3. Nerio qagi,
4. Dvit dolio qagi,
5. Klinçi,
25. Sparing (me duar të lidhura)
Me këtë sparing kemi të bëjmë me një rast të jashtëzakonshëm, ku partneri i lidhë duart dhe në këtë mënyrë mundohet ti përgjigjet sparingut, është e ditur se duart e vështirësojnë ekzekutimin e teknikës si dhe ndikojnë në shpejtësi, për ketë arsye përdoret me duar të lidhura që të arrijmë kombinim ma të mirë dhe ekuilibër.
26. Sparing (me marrje vetëm një pike dhe ikje prej ti)
Me këtë lloj të sparingut kemi të bëjmë në ato raste kur kundërshtari është i shpejtë ndërkohë ne arrijmë që ti marrim pikë dhe me njëherë largohemi prej tij me hapat e tkd-së dhe në këtë mënyrë duhet të jemi të gatshëm për kundërsulm, njëherit me këtë sparing përvetësojmë edhe hapat e tkd-së si dhe rrëshqitjet para mbrapa anash.
27. Sparing (vetëm kundërsulm)
Ky lloj i sparingut na bën që të jemi sa ma shumë në lëvizje, si dhe kërkon një angazhim shumë ma të madh, d,m,th në këtë rast vetëm kundërsulmojmë. Kundërsulmi këtu përdoret në të gjitha mënyrat, mundë të përdoret prej vendit, me ikje mbrapa, me rrëshqitjet etj.
28. Sparingu inteligjencës
Me këtë lloj të sparingut kemi të bëjmë me një aftësi të lartë të inteligjencës tonë. Me këtë sparing të inteligjencës kuptojmë kur kundërshtari sulmon pothuajse pa u ndal, dhe në atë rast duhet saktësisht ti përgjigjemi kundërsulm të suksesshëm, d.m.th teknika e cila i përgjigjet rastit, njëkohësisht kundërshtari sulmon përsëri, ne duhet përsëri ti kundërpërgjigjemi sulëm të suksesshëm e kështu me radhë, d.m.th për çdo teknik të kundërshtarin ne duhet ti përgjigjemi kundërsulm të suksesshëm, ndërsa teknika duhet të jetë e qëlluar, teknikë e cila mesë miri i përgjigjet teknikës së kundërshtarit.
29. Sparing, sulm dhe kundërsulm
Me këtë sparing kemi të bëjmë, kur njeri partner sulmon vazhdimisht pa u ndal, poashtu edhe partneri tjetër kundërsulmon vazhdimisht. Kjo mundë të bëhet me kohëmatës psh. Për 30 sek. 1 min. etj.
Me këtë sparing arrihet që në momente kur kundërshtari sulmon shpejt me disa teknika rresht ne duhet të reagojmë, nuk duhet në asnjë mënyrë të habitemi, përkundrazi duhet ti përgjigjemi me teknika kundërsulmuese teknikave të kundërshtarit dhe me këtë të arrijmë rezultatin tonë final. Me këtë lloj të sparingut, mundohemi që ta gjejmë vendin në dyluftim pra mundohemi që ta ndalim kundërshtarin tonë.
30. Sparing, sulm, kundërsulmi pa ikje mbrapa
Me këtë lloj të sparingut kemi të bëjmë kur partneri sulmon ndërsa partneri tjetër kundërpërgjigjet me sulm, mirëpo tani kemi të bëjmë me një rregull tjetër ku kundërsulmi duhet të jetë prej vendit pa ikje mbrapa.
31. Sparing i lirë (Aftësitë vetanake)
Sparingu i lirë me aftësitë vetanake është sparing personal, ku taekvondisti përdorë teknikat të cilat i ka mësuar, apo teknikat që më së shumti përdoren në sparing, mundohemi që ti zbatojmë në praktik apo në rastin ton që është sparingu, teknikat duhet të jenë mirë të përvetësuar. Me këtë lloj të sparingut ne arrijmë që ta përvetësojmë aftësinë tonë perceptuese.
32. Lidhja dhe kombinimi i teknikave sulmuese, kundërsulmuese dhe sulmuese-kundërsulmuese
Me teknika sulmuese kemi të bëjmë atëherë kur e sulmojmë kundërshtarin vazhdimisht, ndërsa me teknika kundërsulmuese kemi të bëjmë me kundërsulmin tonë ndaj kundërshtarit, ndërsa me teknikat sulmuese-kundërsulmuese kemi të bëjmë atëherë kur gjatë sparingut sulmojnë dhe kundërsulmojmë njëkohësisht.
Lidhja dhe kombinimi i teknika sulmuese
1. Bandall + badall qagi,
2. Bandall + tvio tupom bandall,
3. Bandall + bandall + dolio qagi,
4. Bandall + dvit qagi, dolio + dvit qagi,
5. Dolio + dvit dolioqagi; ton qagi;
6. Ton ne trup + tvio tupom bandall qagi,
7. Tvio bandall + dvit qagi; dvit dolioqagi;
8. Tvio bandall + dvit qagi + nerioqagi,
9. Dy hapa vrapues para tvio tupom bandall qagi + dvit qagi; dvit dolio qagi;
10. Tvio bandall-dolio
11. Tvio bandall + bandall + dvit qagi + nerioqagi,
Lidhja dhe kombinimi i teknikave kundërsulmuese
1. Kundërshtari sulmon bandall prej gardit të çelur – kundërsulmi dvit qagi + dolio,
2. Gardi çelur sulmi dolio qagi – bllok + bandall me ikje anash,
3. Gardi i mbyllur sulmon bandall ose dolio – kundërsulmi bllok +nerio qagi; bandall; dolio;
4. Etj,.
Kombinimi i sulmit me kundërsulm
Me këtë lloj sparingu kemi të bëjmë kur në sparing sulmojmë dhe gjatë sulmit edhe kundërsulmojmë. P.sh.
1. Bandall – dolio me njërën këmbë, e tërheqim këmbën mbrapa menjëherë kundërpërgjigjemi dvit dolio qagi; dvit qagi, e gjitha me të njëjtën këmbë,
2. E njëjta mirëpo tani rrëshqasim mbrapa kundërpërgjigjemi nerioqagi, me k2,
3. Këmba te këmba bandall qagi, rrëshqasim mbrapa kundërpërgjigjemi me; nerio, dolio, bandall, tupom bandall, dvit qagi, dvit dolio qagi, ton , të gjitha me k2, në këtë rast me k1 mundemi të punojmë, nerioqagi, badallqagi, mondolioqagi, dhe dolioqagi,
4. Sulmojmë tvio tupom bandall qagi; rrëshqasim mbrapa ton menjëherë; neiro; dvit doli; dvit qagi; etj,
5. Kama te këmba pak në kërcim tvio bandall rrëshqasim mbrapa, kundërsulm dvit dolio qagi; dvit qagi; nerio k2,
6. Gjysëm hapa para nerio qagi, ikje mbrapa shpejt, ndalemi aty në pritje për kundërsulm, dvit doliqagi;dvit qagi;
7. Bandall – dolio me të njëjtën këmbë + dolio full me këmbën tjetër; nerio; hap mbrapa tupom bandall,
8. Partneri sulmon bandall qagi – partneri tjetër ikje mbrapa d.m.th k1 e tërheq mbrapa menjëherë bandallqagi; tvio tupom bandall; nerioqagi; dolio qagi;
9. E ngrisim gjurin e k2 – kundërshtari reagon me tek, bandall- kundërsulmojmë me dvit qagi + tvio tupom bandallqagi + nerio + kliç.
10. etj…
Disa teknika që nevojiten
(për koordinim, fleksibilitet, qëndrim forcën, shpejtësinë etj)
1. Bandall me njërën këmbë, d.m.th njëri mban fokuserin tjetri ekzekuton bandall 10-15-20-30 herë ose edhe ma shumë,
2. E njëjta si nr. 1, mirëpo tani kemi të bëjmë me kohëmatës p.sh për 30 sekonda mundohemi që sa ma shpejtë dhe sa ma shumë bandalla me punu,
3. Bandall + bandall qagi përgjatë sallës sa ma shpejt të jetë e mundur, kjo punohet në dy mënyra: Mënyra e parë, punohet nga dy bandall duke pas një pauzë të vogël, pastaj vazhdon përsëri; ndërsa mënyra e dytë, punohet përgjatë sallës mirëpo tani pa u ndal.
4. Tvio bandall qagi pa u ndal përgjatë sallës,
5. Tvio tupom bandall qagi përgjatë sallës, me pauzë
6. Tvio tupom bandall qagi pa u ndal,
7. Ton qagi prej vendit pa u ndal gjatë sallës,
8. Hap para ton qagi përgjatë sallës, alternative,
9. Dvit qagi alternative;
10. Hap para dvit qagi alternative,
11. Dvit doli qagi alternative,
12. Hap para dvit doli qagi alternative,
13. Tvio dvitdolio qagi prej vendit nga 2-3-4-5 herë pa u ndal,
14. Tvio bandall + dvitqagi; dvit doliqagi; ton qagi; nerio; mondolio; bandall;
15. Hap i plotë mbrapa për 180 shkallë dvit qagi,
16. Tvio bandall-dolio; nerio; mondolio; dvitqagi; dvit dolioqagi;
17. Hap par dvit qagi+ hapa para Dvit dolio qagi+ hapa par ton,
18. Hap para ton trup + hapa para ton në kokë,
19. Dvit qagi + dvitqagi