TAEKWONDO – HAPKIDO NË VËSHTRIMIN PSIKOLOGJIK

Çdo luftim me përdorimin e teknikave të arteve marciale, kërkon një vlerësim të përqendrimit fiziko- shpirtëror, për gjatë gjithë kohës së veprimit. Dhe këtë rol e luan vëmendja, ajo që mbizotëron e drejton rrjedhën e proceseve psikike, në nivelin e shkallës së aktivizimit të saj, ku tregues është realizimi i veprimeve që kërkon arritjen e fitores në luftim.
Për të vlerësuar aktivitetin e veprimit është e domosdoshme të njihen bazat fiziologjike të vëmendjes, sidomos edhe në aspektin e formimit të shprehive praktike dhe të shkallës së shprehjes emocionale.

Gjatë ndeshjes mund të vlerësohen:

1. Refleksi orientues. Ky shpreh kontaktin fillestar, ambientin përreth i cili përbën një premisë të drejtimit të vëmendjes në shprehjet emocionale. Është momenti fillestar kur shfaqjet emocionale e lëvizjet fizike tregojnë, për shkallën e të vepruarit.

2. Sistemi i sinjaleve të dyta. Tregohet nëpërmjet fjalës që shpreh mendimin e gjallë. Në këtë rast gjatë aplikimit të teknikave, për rastet e mësimit të TKD-HKD-s ose dhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve, nuk duhet të nervozohet ose veprohet pa kontroll dhe sepse në të shumtën e rasteve do të krijohet pavendmëri dhe realizimin teknik do të jetë i ulët.

3.Shfaqja e jashtme dhe e brendshme. Kjo tregohet në tensionimin nervo-muskulor i cili shoqërohet me shpenzim të ndjeshëm energjish. Shfaqjet e jashtme shprehen në mimikën e fytyrës, sidomos duke kapërcyer lëvizje të parregullta ose duke përqendruar vëmendjen në një pikë të vetme, për një kohë relativisht, për të humbur veprimin tekniko-taktik e cila dekonspiron teknikën që mund të kryhet. Kjo fazë është e rëndësishme sepse është me e dukshme prandaj vlerësimi i saj është ndikues në ndërtimin e veprimeve tekniko-taktike e voliteve. Njerëzit komunikojnë ndjenjat, qëndrimet gjatë realizimit të aktivitetit duke i transmetuar në formën e mesazhit. Kjo përbën gjuhën jo verbale të një komunikimi. Sjellja jo verbale në ndeshjet e TKD-HKD-s është e rëndësishme, ku mund të zbulohet qëllimi teknik dhe ndjenjat emocionale, të cilat janë vështirë për tu fshehur. Këto shihen në ndryshimin e fytyrës, shkëlqimin e syve, ndryshimin e pozicionit të pjesëve të trupit ose dhe orientimin e tij. Mendohet se secila prej tyre tregon një mesazh, p.sh. fytyra, është nga të paret pjesë e trupit e vëzhguar dhe më e shprehur, për shprehjen e emocioneve dhe si dhe e tillë ajo është një burim informacioni, ku emocionet zbulohen në mënyrë adekuate.
Kjo është e lidhur nga aktivizimi i muskujve duke shfaqur një shprehje unike të fytyrës. Pra çdo emocion ka një lloj aktivizimi karakteristik muskulor që rezulton në një shprehje të veçantë në fytyrë. Fitorja shkakton gëzim emocional e cila shprehet nëpërmjet buzëqeshjes që kjo konsiston në aktivizimin e muskulit zigomatik major i cili ngre anët e fytyrës. Nëpërmjet fytyrës tregohet ndikimi i muskujve që vënë në lëvizje duke reflektuar përvojën emocionale, por për taekwondistin ky tregues është i rëndësishëm sepse përcakton si përjetohet dhe etiketohet emocioni.

4.Shprehja e syve. Mendohet se vështrimi sidomos ai shprehës luan rol me rëndësi në indikacionin e gjendjes emocionale. Zakonisht në taekwondo – hapkido dinakëria e veprimit është pjesë përbërëse e taktikës, ku fshehja e përkohshme e vështrimit është e pranueshme, sepse shumë kundërshtar e aplikojnë këtë veprim, pra vështrimi shkakton përgjigje dhe kjo do të përbëjë rastin e vlerësimit e konstatimi të çdo ndryshimi tek kundërshtari.
Lëvizjet e trupit. Janë lëvizje që shprehet vlera të konsiderueshme komunikuese në hapkido- taekwondo, ku shprehet nëpërmjet vendosjes apo lëvizjeve të duarve, këmbëve dhe trungut. Në këtë drejtim është e vështirë t’i fshehësh këto lëvizje siç mund të ndodhë me ato të fytyrës. Prandaj kjo duhet të jetë sa më e vlerësuar.
Si përfundim, për çka tregohet më sipër është informative për të vepruar, ku për një tkd-hkd do të përbënte atë pjesë të përgatitjes psiko-intelektuale e domosdoshme për një nivel të lartë tekniko-profesional.