Akademia “Tiger” shkëlqeu edhe në qytetin e Tiranës me dy trofe dhe 18 medalje
Gjatë kësaj fundjave më datë 22-23 tetor 2016, në Tiranë u mbajt gara ndërkombëtare në Taekwondo Kyorugi (dyluftim) dhe në Poomsae (forma) ”2nd TIRANA TROPHY”, ku morën pjesë 350 garues, 35 ekipe nga 6 shtete ( Shqipëria, Mali i Zi, Sërbia, Italia, Greqia dhe Kosova).
Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së Tiger u paraqit me 16 sportistë nga të gjitha grupmoshat.
Në këtë turne rezultatet e arritura janë:
5 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 3 të bronzta dhe dy trofe në të dy disiplinat.
Akademia ”Tiger” e zuri vendin e parë në disiplinën e pumsave “1st place pair cadet” të performuar nga Ermal Saqipi dhe Njomza Nuraj. Vlen të theksohet që ishin të vetmit garues nga Kosova në këtë disiplinë.
Në emër të A.T.H Tiger i përshëndes të gjithë garuesit, duke ju uruar suksese edhe më të mëdha në gjitha sferat e jetës.