22 Jan 2018
Agnesa Cakolli dhe Xheladin Bytyçi certifikohen si trajner në Taekwondo
Për katër ditë rresht, trajnerë të shumtë të Taekwondo-së, patën rastin të marrin njohuri të shumta nga ky seminar, në të cilin ligjërues ishte eksperti i Federatës Botërore të Taekwondos, Sunjang Lee, nga Korea e Jugut. 20 trajnerë u pajisën me certifikatën e trajnerëve të Taekwondo-së, në mesin e tyre edhe Agnesa Cakolli dhe Xheladin Bytyqi asistent në Akademinë Tiger.