6th Skopje Open

Gjatë kësaj fundjave më datë 07 prill 2019, u zhvillua turneu ndërkombëtar në taekwondo dhe atë me karakter tradicional ‘6th Skopje Open’ në qytetin e Shkupit, ku morën pjesë mbi 400 garues nga klube të ndryshme, si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Serbia.
Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrëse edhe akademia e “Tiger” nga Prishtina, ku u përfaqësua me gjashtë sportistë, që të gjithë të stolisur me medalje.Vlen të theksohet se garuesja jonë Njomza Nuraj që është edhe kampione e Kosovës, përsëri tregoi cilësitë e saj duke fituar të artën ku ka mposhtur maqedonasen Anja Pejikj me një diferencë shumë pikësh. Me medalje ari gjithashtu stoliset edhe Ilion Sylejmani ku fitoi dy luftra për të arritur të artën radhës, me një performancë të shkëlqyer ndaj garuesve Bulgar dhe Maqedon.
Rezultatet e arritura janë: 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronzt.
1. Njomza Nuraj🥇
2. Ilion Sylejmani🥇
3.Orgesa Avdullahu🥈
4. Elton Avdullahu🥈
5. Jon Bakiu🥈
6. Gjin Muharremi🥉
Në emër të A.T.H. Tiger i përshëndes të gjithë garuesit, duke ju uruar suksese edhe më të mëdha në të gjitha sferat e jetës.
56618765_2262125400531168_6828898224254746624_n 56509928_2262125467197828_1831008664966660096_n 57038301_2262125527197822_2240823187241697280_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*