Njomza Nuraj PËRSËRI TË ARTË në Albanian Open G1 Taekwondo 2019 dhe atë të nivelit botëror

Rrugës për të artën Njomza në gjysëm finale mundi italianen Stefanie Kerschbamer 22: 9 dhe në finale greken Evanthia Kyriakou 16:4. Në kategorinë deri +68 kilogram kjo është medalje e gjashtë e artë për Njomzën për vitin 2019.
Në këtë garë të nivelit botëror, Akademia Tiger u paraqit vetëm me katër sportistë, ku tre prej tyre arritën të stolisen me medalje dhe ata janë
Njomza Nuraj me medalje të artë,
Enrik Govori me medalje të bronztë dhe
Orion Oseku i bronztë.
Në seminarin e mbajtur të premten më datë 20.09.2019 në Tiranë, në kuadër të kampionatit Albanian Open G1 nga Federata Europiane e Taekwondo-së, trajneri z. Muhamed Saqipi, u certifikua dhe mori titullin e trajnerit ndërkombëtar.
Seminari u udhëheq nga të deleguarit e Federatës Europiane, me në krye z. Chakir Chelbat.

71181099_2906592756036916_1595076804203249664_n 70823784_2906592852703573_7218180346133610496_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*