Akademia “Tiger” shkëlqen përsëri edhe në qytetin e Ulqinit
Të dielën më datë 09 qershor 2019, në Ulqin u mbajt gara ndërkombëtare në Taekwondo ”1st ULCINJ TROPHY”, ku morën pjesë 400 garues, 35 ekipe nga 5 shtete.
Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së Tiger u përfaqësua me 8 garues, ku pati një paraqitje jashtëzakonisht të lartë nga të gjitha grupmoshat, duke fituar një trofe dhe 7 medalje, 4 prej tyre të arta dhe 3 të argjendta.
Të stolisur me medalje të arta janë:
1. Njomza Nuraj
2. Agnesa Cakolli
3. Rilinda Gjonbalaj
4. Olt Hasani
Me medalje të argjendta:
1. Gjin Muharremi ( fitoi dy ndeshje deri në finale)
2. Orion Oseku (fitoi një ndeshje deri në finale)
3. Bliner Hasani.
Kryetrajneri i akademisë Tiger Muhamed Saqipi shton: Jemi të kënaqur për suksesin e arritur dhe i përgëzoj të gjithë garuesit dhe ju uroj suksese edhe mëtutjeshme.