Akademia TIGER është themeluar me qëllim të masivizimit, zhvillimit të dy shkathtësive luftarake (Taekwondo – sport luftarak olimpik dhe Hapkido mbretëreshë e arteve marciale për vetëmbrojtje) dhe për përgatitjen e rinisë kosovare për kampionat kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes realizimit të aktiviteteve të drejtpërdrejta dhe të përbashkëta me të gjithë grupmoshat pa marrë parasysh nënshtetësinë, etnitetin, gjininë, moshën, besimin fetar, bindjet politike apo edhe pozitën shoqërore.
Në civilizimin e tanishëm ka relativisht pak raste kur njeriu ballafaqohet me situata që e kërcënojnë jetën e tij/saj, në krahasim me kohën kur artet marciale zhvilloheshin në zanafillën e vet. Mirëpo, njeriu gjatë jetës së tij nuk ka mundësi të përjashtoj sfidat e ndryshme, pra edhe të natyrës së tillë kur ai është i rrezikuar dhe duhet ndërmarr diçka për tu vetëmbrojtur. Artet marciale janë mënyra më e mirë e vetëmbrojtjes, e këtë më së miri mund ta provoni pranë Akademisë “ Tiger “ është e hapur për të gjithë dhe e njëjta vepron në Prishtinë ( Pallati i rinisë dhe sportit ).
Për disa njerëz shkaqet janë thjeshtë vetëm përshtatshmëri, dëshirë apo kërkesë për të kaluar në sport.
Akademia Tiger ka për qëllim që përmes artit marcial ti mësoj studentit rëndësinë e përgjegjësisë dhe ndershmërisë, si mënyrë e arritjes së harmonisë trupore dhe shpirtërore në shoqërinë tonë.
Për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përmendura Akademia Tiger bashkëpunon me të gjitha Akademitë, Shkollat, Klubet, Federatat; të Kosovës, Evropiane, Botërore të Taekwondo-së, me KOK-un, me Ministrinë, Drejtorinë Komunale, si dhe organet e tjera përkatëse prej të cilave kërkon njohjen e vazhdueshme dhe mbështetjen në zhvillimin e aktivitetit të saj.