Lajmet Arkivat

3rd ULQINI TROPHY

Dje më datë 28.05 2022 Akademia Tiger mori pjesë në 3rd ULQINI TROPHY në Mal të Zi. Akademia Tiger është përfaqësuar në këtë aktivitet me 5 garues, ku të gjithë kanë shkëlqyer duke siguruar të gjithë medalje. Akademia Tiger uron të gjithë sportistëve suksese në paraqitjet e ardhshme. Me nderime, A.T.H Tiger.

Kosova Open 2022

Dje më datë 24.04 2022 Akademia Tiger mori pjesë në Kosova Open. Akademia Tiger është përfaqësuar në këtë aktivitet me 19 garues, ku kanë siguruar; 9-të arta, 7 të argjendta, 3 të bronzë, 1 Trofe. Akademia Tiger uron të gjithë sportistëve suksese në paraqitjet e ardhshme. Me nderime, Trajneri Muhamed Saqipi

Provim për brezat KUP

Sot, më datë 04.12.2021 Akademia Tiger mbajti provim për brezat me ngyrë nga 9,8,7,6,5 Kup. z.Muhamed Saqipi u nda shumë i kënaqur me performancën e tregur me rastin e këtij provimi. Të gjthve ju urojmë suksese të mëtutjeshme!

Kampionati i Kosovës në Taekwondo Korrik 2021

Dje më datë 04.07.2021, u zhvillua kampionati i Kosovës në Taekwondo. Në këtë eveniment tejet të rëndësishëm sportiv morën pjesë 12 ekipe, me rreth 200 garues. Akademia Tiger u paraqit vetëm me 14 sportistë nga të gjitha grupmoshat me një paraqitje jashtëzakonisht të lartë denjitoze duke treguar frymën e disiplinës sportive që reflektoi shembulltyr, ku

Studentët e Akademisë e befasuan trajnerin e tyre në Aeroportin e Prishtinës

Pasi trajneri kishte shkuar në Turqi për t’u operuar, mbrëmë ai bashkë me gruan e tij Fellenxen është rikthyer në Kosovë ku studentët dhe familjaret u kujdesën ta presin si është më së miri.

Nënshkruhet marrëveshja e bursave të shpresës Olimpike 2020!

Me ftesën e KOK-ut, sportistja përfituese e bursës Njomza Nuraj, trajneri i saj z.Muhamed Saqipi dhe sekretari i përgjithshëm i FTK-së z. Enis Qafleshi , nënshkruan kontratën e bursës për shpresën Olimpike për vitin 2020. FTK falendëron Komitetin Olimpik të Kosovës dhe i dëshiron shumë suksese taekwondistes Njomza Nuraj dhe të gjithë sportistëve tjerë përfitues!

Ceremonia e Laureatëve për vitin 2019 në Komunën e Prishtinës.

Sot u mbajt ceremonia e Laureatëve për vitin 2019 në Komunën e Prishtinës. Në manifestimin e mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për sportin në qytetin e Prishtinës. Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë

AKADEMIA TIGER ME SUKSES E MBYLL VITIN ASHTU SIÇ EDHE E FILLOI

Dje më datë 22 dhjetor 2019, në Tiranë u zhvillua Kampionati Mbarëkombëtar në Taekwondo. Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së Tiger u paraqit me 5 sportistë, ku katër prej tyre u shpallën kampion mbarëkombëtar. Rezultatet e arritura janë: 1. Njomza NURAJ 2. Orion OSEKU 3. Dion LLAPASHTICA 4. Elton AVDULLAHU dhe vendi i tretë 5. Ilion Sylejmani

5th International Tirana Trophy

E shtunë më 23.11.2019 në Tiranë u mbajt turneu ndërkombëtar “5th International Tirana Trophy”. Në këtë aktivitet sportiv të Taekwondo-së u paraqitën mbi 300 sportistë nga vendet e rajonit. Akademia e Taekwondo-së Hapkidos-së Tiger u përfaqësua vetëm me 4 garues. Rezultati ishte gjithsej 4 medalje, 3 të arta dhe 1 të bronztë. Me medalje të

Sukses pas suksesi Akademia Tiger kthehet në Prishtinë me 24 medalje dhe një Trofe

Sot më datë 29 shtator 2019, në Therandë u mbajt turneu ndërkombëtar për herë të dhjetë në Taekwondo ”10th Theranda OPEN 2019”. Akademia e Taekwondo-së Hapkido-së Tiger edhe kësaj radhe shkëlqeu me paraqitje dinjitoze, ku u paraqit me 25 sportistë nga të gjitha grupmoshat. Në këtë turne rezultatet e arritura janë: 24 medalje, prej tyre