Ceremonia e Laureatëve për vitin 2019 në Komunën e Prishtinës.

Sot u mbajt ceremonia e Laureatëve për vitin 2019 në Komunën e Prishtinës.
Në manifestimin e mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për sportin në qytetin e Prishtinës.
Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportistëve më të dalluar të vitit 2019. Në mesin e dhjetë më të mirëve tek shpresat e vitit, e përzgjedhur është edhe e arta jonë Njomza Nuraj. Vlen të theksohet se nga sporti i taekwondo-së ishte e vetmja e përzgjedhur.
84169409_2815450661865303_2027530962383929344_n 83117019_2815450748531961_8337841430726705152_n 83017800_2815450805198622_3810271758380957696_n 83366226_2815450925198610_1409671393976516608_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*