Përvjetori i 17-të i Akademisë Taekwondo Hapkido “TIGER”

ME 100 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR PËRVJETORI I 17-të I AKADEMISË TAEKWONDO HAPKIDO “TIGER”

4772

Më datën 24.11.2012 në Pallatin e Rinisë u mbajt spektakli i arteve marciale që u organizua për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe me rastin 17 vjetorit të themelimit të Akademisë Taekwondo Hapkido Tiger Prishtinë.
Akademia Tiger pati fillesat e saj në vitin 1995 si klub që pas 10 vjetësh u kthye në akademi, fal punës së pa lodhshme të z.Muhamed Saqipit i cili është themelues dhe trajner i mirënjohur ndërkombëtar i cili përvojën e parë e mori para 22 viteve në Vien të Austrisë. Akademia TIGER këtë vit numëron më shumë se një dekadë e gjysmë aktivitet që njihet si më e vjetër në Kosovë nga klubet të Taekwondo-së.

Gjatë këtyre 17 viteve Akademia Tiger është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke dhënë kështu një kontribut të vlefshëm në fushën e arteve marciale duke kualifikuar me qindra sportistë si mjeshtër, trajnerë, duke e dëshmuar edhe me hapjen e shumë klubeve, shkollave në vend, që janë duke i udhëhequr me sukses klubet e tyre dhe shumë të tjerë që punojnë nëpër institucione të ndryshme, siç janë në Polici, FSK dhe truproje të Personave të Rëndësisë së Lartë etj.

Muhamed Saqipi shton: Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit tonë Kombëtar, nga plaku i Vlorës Ismail Qemali me patriotët nga gjithë trevat Shqiptare i uroj gjithë kombit Shqiptar të jetojnë në paqe dhe liri së bashku, në një Shqipëri pa kufij dhe të integrohen sa më shpejtë në Evropën e Bashkuar, pasi kemi qenë dhe jemi banorë të përjetshëm të saj.