QËLLIMI I STUDENTIT

Qëllimi i ç`do studenti në Taekwondo & Hapkido është të bëhet brez i zi. Kjo ndodh sepse duke u bërë një brez i zi është diçka shumë e veçantë. Së paku vetëm një prej 100 studentëve që fillojnë taekwondo-hapkido-në qëndrojnë në atë për të merituar brezin e tyre të zi. Përmes përkushtimit dhe përpjekjeve, studenti i brezit të zi ka zotëruar shumë nga teknikat e Taekwondo-Hapkido-së. Ai është i aftë të mbrojë  veten dhe është shumë i fortë edhe fizikisht dhe mendërisht.

Mbajtja e brezit të zi do të thotë që mbajtësi i ka përkushtuar një pjesë të madhe kohe dhe përpjekjeje drejtuar drejt një qëllimi konkret. Brezi i zi provon që ju ia keni arritur qëllimit.

Duke u bërë një brez i zi është padyshim një nder i madh, por më atë vjen dhe shumë përgjegjësi. Kur ju të bëheni breza të zi, reputacioni i instruktorit tuaj të Taekwondo-së, klubit tuaj, artit tuaj dhe më e rëndësishmja vetes suaj, të gjitha këto varen mbi sjelljen tuaj të mirë. Njerëzit e tjerë në klubin (akademin) tuaj dhe jashtë klubit tënd të Taekwondo Hapkido-së do të mendojnë për ju si një person i rëndësishëm. Ju do të keni kryer diçka madhështore dhe njerëzit do të përpiqen të kopjojnë sjelljen tënde. Pra, ju duhet të veproni në një mënyrë të përgjegjëshme dhe të respektueshme gjatë gjithë kohës.

Kjo do të thote që ju duhet të bëni atë çfarë ju mendoni që është e drejtë apo e mirë gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të jeni të lëkundur nga të tjerët, të cilët do të donin të bëje ndryshe. Ju duhet të jeni të palëvizsshëm, si një shembull për studentët e tjerë në akademin tuaj të Taekwondo-së- Hapkido-së, duke bërë më të mirën 100% të gjithë kohës. Ju duhet të trajtoni ç`do njeri me dinjitet dhe respekt dhe ju do të gjeni dhe merrni respektin e tyre.

Të mbash brezin e zi të ëndërruar ju duhet të bëni më të mirën dhe të jeni më të mirët sepse, ju jeni një fitimtar dhe një lider.