TAEKWONDO është shkathtësi luftarake, e cila rrjedhë nga Korea, praTAEKOWNDO-ja me origjinë është nga KOREA.

Në kuptimin etimologjikë TAEKWONDO do të thotë mjeshtri luftarake me këmbë dhe duar.

 TAE –  këmba (goditjet me këmbë)

KWON –  grushti (goditjet me dorë)

DO –  mendja, rruga, mënyra, (metodologjia)

 Nuk duhet ta kufizojmë Taekwondo-në vetëm si “mjeshtri e duarve dhe këmbëve”pasi që Taekwondo-ja është edhe disiplinë shpirtërore, rekreacion i përkryer, e sot edhe sport modern olimpik me rregullat e veta të rrepta ndaj garuesve.

TAEKWONDO burimisht do të thotë “Mjeshtri e dyluftimit me duar dhe këmbë”dhe paraqet metodën e përdorimit të të gjitha pjesëve të trupit në dyluftim me një apo më shumë kundërshtarë, metodë kjo e themeluar (mbështetur) në përvojë dhe shkencë, e këto shkathtësi arrihen nëpërmjet trajnimit intensiv fizik dhe psikik. Kjo është mënyrë e pakrahasueshme e dyluftimit në ditët (botë) e sotit.

TAEKWONDO-ja dallohet me teknikat e veta si një mori goditjesh të llojllojshme apo të ndryshme, si dhe  bllokime të cilat ekzekutohen me këmbë dhe duar, e në veçanti janë të zhvilluara teknikat e këmbës si dhe teknikat e këmbës në kërcim, prej të cilëve ky sport, veçohet në botë si një ndër sportet që më së shumti përdor teknikën e këmbës.

 TAEKWONDO është një nga stilet më të njohura botërore të sporteve luftarake, si dhe pjesëmarrëse në familjen olimpike që nga viti 2000.

TAEKWONDO, nuk është vetëm se një teknikë e vetëmbrojtjes së paarmatosur. Përmes ushtrimit rigoroz fizik, studentët e këtij arti dëshirojnë ta përsosin veten fizikisht, mentalisht dhe shpirtërisht. Gjersa demonstrimet teknike të saj mundë të shihen, esenca e vërtetë e Taekwondo-së nuk mund të shihet, preket, shijohet apo dëgjohet Ajo mundë vetëm përjetohet. Praktikimi i T.K.D. përbëhet nga stërvitjet themelore: format, lufta, thyrjet dhe vetëmbrojtja. Kjukpa ( thyrjet) përdoret vetëm për qëllime demonstrimi dhe për testimin e fuqisë. T.K.D. lëshon një përqendrim mjaft të madh mental dhe prodhon një fuqi të mahnitshme. Kushtetuta, rregullat dhe testet e kualifikimit janë të gjitha të zhvilluara në atë mënyrë me qëllim që të plotësojë të gjitha kërkesat e një sporti olimpik. 

Parimet bazë pa njohjen dhe respektimin e të cilave nuk mundë të paramendohet esenca e Taekwondo-së janë:
Lojaliteti ndaj atdheut; respekti ndaj prindërve; respekti ndaj të vjetërve dhe mësuesit; si dhe vendosshmëria dhe këmbëngulësia në dyluftim.