13

4
Ngjyrat e brezave në Taekwondo&Hapkido shërbejnë për të shënuar dallimin e diturisë së nxënësve ndërmjet tyre. Secila ngjyrë ka domethënie simbolike dhe ngjyra e brezit apo shiritit ndërrohet sipas diturisë (dijes, të mësuarit) që nxënësit arrijnë.

Brezi i Bardhë

b1

Simbolizon lindjen dhe virgjërinë, fillimin. Nxënësi me brez apo shirit të bardhë nuk ka asnjëfarë diturie, por ka dëshirë të mësojë.

Brezi Verdhë
b2

Paraqet diellin, pa dritën e të cilit toka nuk do të mundë të lulëzonte. Dielli ndriçon mbi farën dhe rrezet e tija i japin fuqi për tu rritur. Nxënësit me brez (shirit) të verdhë fitojnë rrezen e parë të diturisë.

Brezi i Gjelbërtë
b3

Simbolizon rritjen e farës, rrugën e saj kah dielli në të cilin ajo zhvillohet në bimë plotësisht të zhvilluar. Nxënësit me brez (shirit) të gjelbërtë mësojnë t’i zhvillojnë teknikat themelore.

Brezi i Kaltër

b4

Paraqet kaltërsinë e qiellit, qielli drejt të cilit bima rritet dhe anon. Nxënësit me brez (shirit) të kaltër lëvizin sikur bima që përparon drejtë cakut. Në të njëjtën mënyrë siç ushqehet bima me dritë, ashtu edhe nxënësi ushqehet me dituri.

Brezi Kuq
b5

Paraqet nxehtësinë dhe fuqinë e diellit. Nxënësi me shirit të kuq ka bërë një përparim (lëvizje) të madhe duke mbledhur një pjesë të madhe të diturisë. E kuqja poashtu paraqet rrezikun dhe nxënësit në këtë shkallë duhet të mësojnë të jenë të kujdesshëm duke pasur parasysh se dituria e tyre po rritet.

Brezi i Zi

b6

Simbolizon terrin i cili qëndron pas diellit. Është e kundërt me të bardhën dhe paraqet pjekurin si dhe përvetësimin. Në këtë nivel nxënësi sipas moshës mundë të filloj të mësojë të tjerët.