1x

HISTORIA E TAEKWONDO-SË

TAEKWONDO do të thotë art luftarak me duar dhe me këmbë. Origjina e Taekwondo-së ishte e pa qartë për disa shekuj në historinë Koreane. Stërvitjet e para të organizuara të Taekwondo-së mendohet se janë zhvilluar rreth shekullit të parë në gadishullin korean. Diku para 2000 viteve. Në kohën e sundimit të mbretërive KOGURJO, PAEKQE dhe SILLA. Sidoqoftë, është vlerësuar se Taekwondo në kohëra të lashta jo më shumë se 5000 vjet më parë është praktikuar në mënyrë të thjeshtë ( primitive ). Në këto kohëra të lashta nuk kishte ndonjë kuptim tjetër përveç luftimeve me trup dhe duarthatë (të pa armatosur), prandaj është e natyrshme të supozohet se atë kohë zhvilloheshin vetëm teknikat duarthatë. Mendohet se Taekwondo ishte metoda e parë që praktikohej për mbrojtje nga sulmet e shtazëve të egra, e po ashtu edhe mjet për gjueti dhe për forcimin e trupit. Teknikat janë përvetësuar nga eksperienca e luftës, ku lëvizjet e mbrojtjeve dhe sulmeve ishin subjekt i analizave dhe imitimeve. Ka disa spekulime se kinse Taekwondo nuk është autoktone Koreane, dhe është shkëputje e artëve marciale (luftarake) Kineze dhe vendeve tjera aziatike. Në përgjithësi mund të themi se shkak i lindjes së artëve luftarake kineze është murgu nga India i quajtur Badhidharma. Badhidharma vjen në kinë në shekullin e gjashtë të e. s. i cili e gjeti një manastir në Shaolin-So. Ai filloi t’ua mësoj pasuesve të tij kontrollin e frymëmarrjes dhe meditimin. Mirëpo pasuesit e tij ishin të pa aftë të praktikonin ato teknika të mundimshme, kështu që ai filloi t’ua mësonte metodat për forcimin e trupit dhe shpirtit. Këto metoda më vonë u kombinuan me Taoizëm, për të formuar bazën e artëve luftarake të KUNG FU- së, KEMPO-së, TAI ÇI ÇUAN. Në Kore dëshmia e parë mbi formimin e Taekwondo-së daton që nga periudha e Tri Mbretërive, në muret e varrit të Mjung Çong-ut e lokalizuar në Tunsko (kryeqendër e Kogurjo-së), dhe e ndërtuar në mbretërinë e Kogurjo-së, diku në shekullin e parë të e.s. Edhe varrezat tjera të gjetura në këtë periudhë, muret e të cilave kanë përmbajtje të njëjtë d.m.th. figurat që tregojnë praktikimin e këtij arti luftarak, janë dëshmi që vërtetojnë ekzistimin e Taekwondo-së nga ajo periudhë, për këtë arsye është vërtetuar se Korea zhvillonte artin e saj luftarak para se Badhidharma të vinte në Kinë, dhe lirishtë mund të themi se Taekwondo ka origjinë Koreane.

TRI MBRETËRIT

Tri Mbretërit të cilat sundonin ndaras në gadishullin Korean në fillim të shekullit të parë quheshin KOGURJO, PAEKÇE, SILLA. Këto mbretëri shpeshherë kanë qenë në luftë me njëra tjetrën, deri atëherë kur mbretëria Silla mori përsipër të ashtuquajturën Paekçe në vitin 668 të e. s. dhe mbretëria tjetër Kogurjo në vitin 670 të e. s. bashkoi popullin korean.

MBRETËRIA E KOGURJO-së
( 37 p.e.s.- 670 të e. s.)

Mbretëria e Kogurjo-së u formua në pjesën veriore të Koresë, që ishte e rrethuar me një fis (robër) i quajtur Han ( fis kinez) të cilët jetonin në veri. Kjo mbretëri formoi trupat luftarake të njohur si Sun Bae në përpjekje që të përmbledh fuqinë e saj. Sun Bae d.m.th. njëri me virtyt të lartë, i cili asnjëherë nuk zmbrapset nga lufta. Jashtë luftërave Sun Bae mendohet se jetonin në grupe, duke mësuar historinë dhe artin letrar, e po ashtu kryenin edhe detyrat e veta me të cilat i shërbenin mbretit si dhe strukturimi dhe ndërtimi i rrugëve.
Veshjen e kishin mëndafshin me të mirë, dhe quheshin mësuesit e mbretërisë. Në luftëra ata duheshin të organizoheshin mirë dhe me trimërinë e tyre të mbronin mbretërinë, e për meritat e tyre mbretëria u jepte pozita më të larta se që kishin. Në garat e Taekwondo-së nganjëherë bëheshin edhe luftuar kundër shtazëve të egra e që organizoheshin nëpër plato të ndryshme apo nëpër shtresat e lumenjve të ngrirë. Sun Bae ishin ata që bënin të gjitha këto dhe ishin legjendë e heroizmit.

MBRETËRIA PAEKCHE
( 18 p.e.s. – 600 të e. s.)

Artet luftarake megjithëse praktikoheshin, nuk jepnin kurajo në këtë mbretëri sikurse në mbretërinë e Kogurjo-së. Sidoqoftë shënimet e vjetra vërtetojnë se kalërimi, shigjetari dhe disa arte tjera luftarake praktikoheshin nga ushtarë dhe njerëz të rëndomtë gjatë kësaj periudhe

MBRETËRIA SILLA
(57p. e. s – 935 të e. s.)

Kjo mbretëri formoi trupat e saj luftarake të quajtur Huarangdo, me qëllim që të rris nderin e popullit, respektin dhe bindjen ndaj prindërve, besnikërinë ndaj shokëve, guximin në luftë si dhe maturinë në të. Kjo formulë mbetet shtyllë e Taekwondo-së moderne. Huarangdo ndjek strukturën e njëjtë organizative dhe hierarkike sikurse Sun Bae.

DINASTIA KORJO ( 935 – 1392 )

Në këtë Dinasti, Taekwondo zhvillohej më sistematikisht se sa që zhvillohej më parë, prandaj edhe është përdorur nga ushtarët në luftë. Sa u përket ushtrimeve ushtarake, përfshirë edhe Taekwondo-në, për kadet të ushtrisë së Korjo-së mund të hynin vetëm ata të cilët kishin njohuri për arte luftarake. Ushtarët që zotëronin teknikat e Taekwondo-së gradoheshin për gjeneral, kurse praktikantët e shkathët zgjedhshin oficer, prandaj shumë gara të ashtuquajtura Subakhui mbaheshin për të gjetur talent të rinj.

DINASTIA JI ose KOSUN
( 1392 – 1910 )

Dinastia Ji ose Kosun u formua nga mbreti Taejo në ideologjinë e re të konfuçionizmit. Kjo rezultoi në mospranimin e Taekwondo-së në asnjë nga festivalet budiste, dhe më shumë kujdes i dha literaturës se sa arteve luftarake. Mbreti pranoi idetë si ato: “ Njeriu i vërtetë shkruan poezi, mëson të luaj në instrumente, lexon kinezishten e vjetër etj”. ideologjia ere së bashku me zbulimin e armëve të reja, bënë që Taekwondo të humbë përkrahjen e pushtetit, kështu që nuk ishte aq e popullarizuar dhe nuk figuronte si prominente, siç figuronte në Dinastinë Korjo.
Subakhui ishte akoma i popullarizuar, mirëpo më shumë si lojë popullore gjatë festivaleve, se sa si garë apo proces për zgjedhjen e forcave të armatosura. Megjithatë atë kohë ekzistonin disa turne të cilat financoheshin nga Ue Hung Bu, organizatë kjo për mbrojtjen popullore, për të zgjedhur ushtarë dhe gardë të shkathtë. Si rregull e kësaj turneve për tu zgjedhur ushtar apo gardist ishte ajo që, çdo njëri duhej të mundte më shumë se tre veta. Njerëzit e rëndomtë si dhe skllevërit vazhdonin të praktikonin Taekwondo-në dhe hynin në këto turne me shpresë që t’i fitojnë së paku këto tri luftëra. 200 vjet pas formimit të kësaj dinastie, më 1592 Korea u pushtua nga Japonia. Mbreti i quajtur Yungo dha urdhër që të kthehet prapë praktikimi i artit luftarak që ishte më parë. Në vitin 1790, mbreti Çongyu urdhëron gjeneralin Lee Duck Mu dhe oficerët Back Je Ga dhe Back Dong Soo që të përpilojnë një libër i cili do të përfshinte të gjitha artet luftarake që atë kohë njiheshin në Kore. Libri quhej “Me Ye Do Bo Tong Yi” e që përbëhej prej dyzetë fletëve të gjata ku përmbante material mbi të gjitha artet luftarake – marciale që ekzistonin në Kore. Mbreti Soo Yong ishte i fundit që sundoi në dinastinë Yi, që përfundoi me okupimin japonez në vitin 1910, e që zgjati deri me mbarimin e luftës së dytë botërore, kur edhe çlirua populli korean. Gjatë okupimit japonez, popullit korean filluan tu mohohen të gjitha të drejtat që i takonin, duke filluar nga tradita që kishin, gjuhën, praktikimin e Taekwondo-së, iu imponua ndërrimi i emrave dhe identiteti i tyre. Në vend të Taekwondo-së koreane u fut Karate japoneze. Kjo ishte periudhë e vështirë për Korenë. Sidoqoftë, mjeshtrit dhe studentët vazhdonin të praktikonin Taekwondo-në fshehurazi. Mjeshtri Song Duk Ki, i cili e kishte mësuar Taekwondo-në gjatë periudhës së dinastisë Yi nga mjeshtri Yim Ho, vazhdonte me mësim edhe gjatë okupimit japonez. Taekwondo gjithashtu ruhej edhe nga mjeshtrit që jetonin në manastire, ku këtë dituri e përdornin natyrisht fshehurazi, deri me çlirimin e Koresë nga forcat aleate më 1945. pas luftës, jeta kulturore dhe ajo sociale e Koresë u rikthye në gjendje normale, e poashtu Taekwondo filloi të funksionoj. Taekwondo filloi një jetë të re në kohën moderne, e që u përhap edhe në botën perëndimore.

ZHVILLIMI I TAEKWONDO-së SË RE

Historia e Taekwondo-së së re apo moderne filloi me largimin e forcave japoneze nga Kore, gjegjësisht mbarimit të luftës së dytë botërore. Ekspertët e këtij arti pas kësaj filluan të hapin qendra të Taekwondo-së nëpër shumë shtete të botës, e po ashtu mundoheshin që Taekwondo-në ta kthejnë në formën e saj tradicionale të pa armatosur. Më 1961 u formua Asociacioni Tae Soo Do, kurse më 1965 mori emrin e ri Asociacioni i Taekwondo-së Koreane. Në Seul të Koresë në vitin 1972 u formua qendra e Trajningu e quajtur KUKKIWON. Më 1973 Kukkiwon u bë qendra kryesore e Federatës Botërore të Taekwondo-së e njohur si WORLD TAEKWONDO FEDERATION (WTF). Sot Taekwondo prezanton jo vetëm artin tradicional luftarak, por edhe një sport modern që praktikohet nga mese 30 milion njerëz në 150 shtete të botës. Me zhvillimin mëtutjeshëm, Taekwondo arriti që të inkuadrohet për herë të parë në lojërat olimpike në Sidney të Australisë në vitin 2000.