16 Oct 2022
Vazhdojnë sukseset për Akademinë Tiger
Në këtë fundjavë të shtunën dhe të dielën më 15 -16.10.2022 në Mal të Zi u zhvillua Turneu Ndërkombëtar, “Montenegro Podgorica Open 2022” G2, akitivitet i nivelit për listën e renditjes botërore. Akademia Tiger u paraqit me tre sportistë: Megita Arifi, Lorent Arifi dhe Bled Tufa i cili arriti të sjell njëmedalje Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 500 sportistë, nga 28 vende të botës. Ky është një sukses i madh duke marr parasysh se këtu ndeshen garuesit më të mirë të botës.
Trajneri Muhamed Saqipi shprehet i kënaqur dhe i përgëzoi garuesit për këtë paraqitje të mirë. Për këtë aktivitet falenderojmë sponsorët tanë:
GORENJE departament store dhe Banka Ekonomike.