Goditja e Kembes-Chagi

METODIKA PËR MESIMIN E GODITJES ME KËMBË

Disa të dhëna paraprake

Paragrafët e mëposhtëm përshkruajnë teknikat e goditjeve kryesore dhe zbatimet e tyre. Te gjitha teknikat e Taekvondo – së janë bazuar mbi këto goditje baze : Goditje e larte ballore, goditje e larte anësore, goditje sëpate dhe goditje grep. Duke kombinuar këto teknika nëpërmjet rrotullimeve, vërtitjeve, kërcimeve dhe kthim-kërcimeve ju do të arrini te përvetësoni të tere programin e goditjeve te Taekwondo-se. Gjithashtu ne paragrafët e mëposhtëm do ti kushtohet rendësi mekanikes ( lëvizjes ) se trupit, sidomos lëvizjes së bazës së këmbës dhe rrotullimit të legenit. Kushtojini shumë rendësi këtyre informacioneve. Taekwondo-ja moderne i ka ngritur teknikat e saj në nivele të larta. Të kuptuarit e këtyre tipareve të reja të taekwondo-së do ju ndihmojnë në përmirësimin e teknikës suaj duke zvogëluar rrezikun e dëmtimeve të mundshme si tërheqjet muskulore etj.

MEKANIKAT

Rrotullimi i bazës së këmbës

Taekwondo-ja ka një sistem goditjesh që bazohet mbi fleksibilitetin dhe mekaniken e rregullt të trupit, të cilat nevojiten për ekzekutimin korrekt të teknikave të ndryshme. Një ndër aspektet më të rëndësishme të mekanikes së goditjes është rrotullimi i bazës së këmbës.

Kur ju godisni baza e këmbës lëviz në drejtimin nga shkon goditja ( në drejtim kundër orar kur goditja bëhet me këmbët e djathtë dhe në drejtim orar kur goditja bëhet me këmben e majte ). Kjo është një shmangie instiktive, rezultat i lëvizjeve komplekse të trupit të nevojshme për ekzekutimin e goditjes. Lëvizja e bazës së këmbës shërben për këto arsye kryesore :

• Lëvizja e bazës së këmbës na jep mundësi të shfrytëzojmë fleksibilitetin e tërë legenit duke e shtrirë atë plotësisht drejt shënjestrës. Mungesa e rrotullimit të bazës së këmbës do të na shkaktonte një përkulje te padëshiruar të belit që do të kompensonte pozicionin e keq të trupit. Përkulja e belit do të shkaktonte jo vetëm shkurtimin e gjatësisë se goditjes, por edhe dobësimin e fuqisë se saj.

• Lëvizja e rregullt e bazës së këmbës mbron gjurin dhe legenin. Kur ne nuk e rrotullojmë siç duhet bazën e këmbës trupi ka tendencë të rrotullohet me tepër në mënyrë që të ekzekutohet goditja, – sidomos tek lëvizjet rrotulluese dhe ato që synojnë kokën – , të cilat shkaktojnë sforcimin e gjurit dhe mund të pasohen me tërheqje muskulore në legen. Duke rrotulluar bazën e këmbës ne e transferojmë forcën e goditjes në tërë këmbën nëpërmjet përkuljes se gjurit.

Si rregull themelor goditjet e larta kërkojnë një rrotullim me të plotë të trupit se ato të ulëta ashtu sikurse goditjet rrotullues, anësore dhe grep kërkojnë një rrotullim më të plotë të trupit se goditjet e drejta si : goditja sëpate ose goditja e shpejtë ballore. Për një goditje mbi bel trupi duhet te rrotullohet minimum 90 shkallë, por më mirë do të ishte 135 – 180 shkallë. Lëvizja rrotulluese bëhet me anë të tabanit të këmbës dhe jo me anë të thembrës. Ne qoftë se rrotulloheni me thembër mundësia për t`u rrezuar dhe për të vrarë gjurin rritet. Gjithashtu rrotullimi me thembër do të shkaktonte humbjen e ekuilibrit gjatë sparingut të lirë.

Ç do të thotë “hapje e legenit”
Shpesh studentet e Taekwondo -së dëgjojnë frazën “ hape me shumë legenin“. Domethënia e frazës ka të bëjë me shtytjen e fortë përpara te anës se legenit ku ndodhet këmba goditëse në mënyrë që gjatë aplikimit të saj me shënjestrën trupi të ndodhet në anësore. Në rastin e goditjeve anësore kemi edhe një rrotullim të lehtë të belit gjatë goditjes që krijon një distance të vogël avantazhi kundrejt kundërshtarit ( mundësia që ai të kapi në kundërsulm zvogëlohet ) dhe që e rrit fuqinë e goditjes në çastin e shtrirjes së gjurit. Kjo lëvizje është shumë e ngjashme me rrotullimin e parakrahut gjatë shtrirjes së grushtit në mes të goditjes.

Në taekwondo – në e vjetër dhe karate luftëtaret mundoheshin të mos e rrotullonin plotësisht legenin gjate goditjes, sepse mendohej se një veprim i tille do të çonte në humbjen e ekuilibrit dhe do ta vinin luftëtarin në rrezik kundërsulmi. Në taekwondo-në e sotme luftëtaret bazohen më shumë mbi lëvizjen e shpejtë të këmbës që ka më shumë lidhje më boksin dhe skermën sesa me karatenë, kështu që rrotullimi i plote i legenit nuk është ndonjë shqetësim i madh meqenëse luftëtaret mund të tërhiqen më shpejtë pas goditjes. Gjithashtu është arritur në përfundimin që kjo metodë goditje është tepër e fuqishme dhe e shpejtë, prandaj goditjet e taekwon-do së janë nga me te shpejtat dhe me te fuqishmet nga te gjitha artet marciale.

GODITJET

GODITJET NGRITESE BALLORE
• Zgjatja ( Tendosje) dhe nxemje
Goditja ballore nga lart shërben për të tërhequr ( zgjatur ) muskujt e këmbës para se të praktikohet goditja
Në pozicion goditës me këmbën e majte para :
• Rrotulloni ( kaloni në anësore ) shpatullën dhe belin në drejtim kundër- orar dhe ngrijeni sa më lart të mundni këmben e djathtë pa përkulur gjurin.
• Lëreni forcën e rëndesës ta sjellë këmbën poshtë dhe kthehuni në pozicionin fillestar.
Bëni të njëjtën gjë dhe me këmben e majte.

Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Kjo lëvizje shërben më shumë për zgjatje prandaj gjate ngritjes së këmbës ajo duhet të jetë plotësisht e lirë dhe sigurohu që ti hapesh sa më shumë këmbët që të rritesh fleksibilitetin.

GODITJET NGRITESE ANESORE –
• Zgjatja dhe nxemje
Kjo goditje shërben për të tërhequr muskujt e këmbës dhe është shumë e dobishme për goditjet anësore, grep dhe rrotulluese të cilat kërkojnë një legen fleksibilitet.
Ne pozicion me këmben e majtë përpara:
• Rrotulloni ( anoni ) shpatullat dhe belin në drejtim kundër-orar dhe ngrini këmben goditëse drejt lart duke e anuar pak majtas pa përkulur gjurin.
• Pastaj rrotullojeni lehtësisht legenin në drejtim kundër-orar ndërkohë që përfundoni goditjen.
• Lëreni forcën e rëndesës ta uli poshtë këmben tuaj dhe kthehuni në pozicionin fillestar te goditjes.
Përsëriteni të njëjtën gjë me këmben tjetër.

Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Kjo lëvizje shërben me shumë për zgjatje prandaj gjatë ngritjes së këmbës ajo duhet të jetë plotësisht e lirë dhe sigurohu ti hapesh sa më shumë këmbët që të rrisësh fleksibilitetin. Mos e rrotullo se tepërmi këmben. Nëse nuk e ndjen tërheqjen në ije, bel dhe këmbë atëherë do të thotë se ju e keni rrotulluar legenin se tepërmi.

GODITJE E SHPEJTE BALLORE – AP ÇAGI
• Kjo goditje synon në ije, gjoks, mjekër ose fytyrë
Kjo është goditja e pare e vërtetë që do të mësosh në taekwondo. Të mësosh ketë goditje është shumë e rëndësishme meqenëse dy elementet e parë të kësaj goditje janë baza e të gjitha goditjeve të tjera të taekwondo-së.
Në pozicion goditës me këmben e majtë përpara
• Rrotulloni shpatullat dhe belin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit në lartësinë e shënjestrës.
• Shtrijeni plotësisht këmben goditëse e cila me anë të një lëvizje të shpejte nga lart poshtë do të godasim shënjestrën. Lëvizja të jetë sa më e shpejtë dhe e fuqishme. Mundohuni ta ekzekutoni atë pa humbur ekuilibrin. Gjate kësaj goditje përthyejini gishtat për nga lart.
Pasi të keni goditur objektivin tërhiqeni menjëherë këmbën duke u kthyer ne pozicion fillestar te goditjes.
Bëni të njëjtën gjë me këmbën e majte.

Pika kyçe për tu mbajtur mend :

Sigurohuni që të rrotulloni aq sa duhet shpatullat dhe legenin që të sigurohet hapja e plotë e këmbës. Ashtu si tek goditje ngritëse hapja e duhur e këmbës do te rrisë fleksibilitetin dhe do të përmirësoje tekniken tuaj duke rritur fuqinë e saj. Gjithnjë sigurohu ta ngresh gjurin në lartësinë e shënjestrës. Një shënjestër e ulët nuk kërkon ngritjen shumë lart të gjurit, ndërsa kur shënjestra ndodhet në lartësinë mbi bel, këmba domosdoshmërish duhet të ngrihet të paktën në lartësinë e belit. Për goditjet që synojnë kokën, gjurin duhet ta ngrini sa më lart që të mundeni. Arsyeja e ngritjes së gjurit në lartësinë e shënjestrës behët për shkak se gjuri luan një funksion te ngjashëm me atë të menteshave të derës. Për shkak të kësaj ngjashmërie ( ndërmjet gjurit dhe menteshave ) ne nuk mund ti gjuajmë në kokë një shënjestër në qoftë se e kemi ngritur gjurin deri në bel për shkak se këmba shtrihet drejt dhe jo për nga lart ( kujto derën me menteshat ). Pozicioni i mirëfilltë i gjurit luan një rol thelbësor në të gjitha teknikat e taekwondo-së dhe goditja e shpejtë ballore është një ndër teknikat më të lehta dhe më të mira për ta praktikuar atë.

GODITJA RROTULLUESE- DOLYO ÇAGI

• Goditje nga jashtë brenda që synon gjurin dhe këmben, brinjët, stomakun dhe kokën ose fytyrën. Goditje rrotulluese është ndoshta goditja që do të ju shërbeje më shumë në taekwondo. Është më e shpejta dhe më e njohura në taekwondo. Mbase 90% e të gjithë pikëve të marra në sparing janë të bëra me lëvizjen rrotulluese.
Qëndroni në pozicion goditës me këmbën e majtë përpara
• Rrotulloni shpatullat dhe legenin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit në lartësinë e shënjestrës.
• Rrotullohuni lehtësisht duke e ngritur legenin e djathtë lart, me gjurin lehtësisht të përkulur në lartësinë e shënjestrës.
• Shtrijeni këmbën goditëse në një plan të drejtë nga djathtas majtas duke e goditur objektivin sa më shpejt dhe fuqishëm të mundni. Duhet të mbani ekuilibrin gjatë ekzekutimit të goditjes. Përthyeni gishtat e këmbës që ti mbroni nga ndonjë dëmtim i mundshëm.
• Pasi ta keni goditur objektivin tërhiqeni menjëherë këmben duke u kthyer në pozicionin fillestar.
E njëjta rrugë ndiqet dhe për këmben e majtë.
Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Sigurohu që të rrotullosh siç duhet shpatullat dhe legenin që të arrihet hapja e plotë legenit gjate goditjes. Nga te gjitha goditjet e taekwondo-së, goditja rrotulluese varet më shumë nga rrotullimi i legenit dhe fleksibiliteti sesa shpejtësia, lartësia dhe fuqia.
Gjatë goditjes sigurohu që gjuri të ndodhet në lartësinë e shënjestrës.

Ngritja e tij jo në lartësinë e duhur do të bëjë të vështirë jo vetëm goditjen e objektivit por edhe mund të shkaktoj dhimbje ose dëmtime të gjurit.

GODITJET ANESORE – JOP ÇAGI

• Goditje e drejte për në gju dhe këmbë, brinjë dhe stomak, fytyre ose kokë.
Goditja anësore është mbase goditja më e njohur e arteve marciale. Megjithëse është më e ngadaltë se shumë teknika të tjera është një nga më të fuqishmet. Goditja anësore kërkon shumë fleksibilitet dhe është nga më të vështirat për tu ekzekutuar siç duhet.
Në pozicion goditës me këmbën e majtë përpara.
• Rrotulloni shpatullat dhe legenin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit në lartësinë e shënjestrës.
• Rrotullohu me 90 shkallë në drejtim kundër-orar në mënyre që ana e djathte e trupit të ndodhet në vijë të drejtë me shënjestrën. Gjuri duhet të jetë i ngritur në lartësinë e duhur dhe gishtat te përthyer.
• Shtrije plotësisht drejt para këmbën goditëse sa më shpejt dhe fuqishëm të mundesh pa humbur ekuilibrin. Gjatë kohës së shtrirjes drejt shënjestrës do të ndiesh një “ngritje“ të lehtë të këmbës. Në qoftë se e ndieni këmben tuaj të bjeri drejt dyshemesë dhe të ngrihet sërish drejt shënjestrës, kjo do të thotë që ju e zhytni këmbën ( forcën ) para se të godisni shënjestrën . Kjo zhytje është e zakonshme, por jo e mirë sepse vështirëson goditjen e objektivit. Gjithnjë mos harroni të bëni përthyerjen e gishtave të këmbës goditëse.
• Pasi të keni goditur objektivin tërhiqeni këmbën menjëherë mbrapa në pozicion fillestar.
Ndiqni të njëjtat hapa edhe për këmbën e majtë.

Mendim :
Goditja anësore mund te bëhet edhe pa rrotullimin 90 shkallë të trupit në fillim të tepit të dytë. Ky rrotullim ( 90 shkallë) bëhet atëherë kur objektivi ndodhet përballë nesh. Megjithatë goditja anësore është planifikuar për një objektiv që ndodhet në anën e djathtë apo të majtë përballë atij që godet.
Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Sigurohu ta rrotullosh ashtu siç duhet trupin në stepin e dytë. Një rrotullim i shkurtër do ta bënte këmben të shmangej shumë djathtas ndërsa një rrotullim i tepërt do ta bënte këmbën te mënjanohej majtas pas ekzekutimit te goditjes. Mënyra më e mirë për tu siguruar që goditja të ekzekutohet siç duhet është që legeni të ndodhet në anësore në lidhje me shënjestrën.
Edhe një herë sigurohu që të ngresh gjurin në lartësinë e duhur.

GODITJE NGA MBRAPA – DVIT ÇAGI

• Synon goditjen e një objektivi qe ndodhet mbrapa, në ije, stomak, gjoks, kokë ose fytyrë.
Goditja nga mbrapa dhe variantet e saj – goditja rrotulluese nga mbrapa – është padyshim goditja më e fuqishme në të gjitha artet marciale. Megjithëse është e ngadaltë ajo është “mashtruese“ dhe si e tille një nga më të preferuarat nga lojtaret e Taekwondo-së për kundërsulm. Goditja nga mbrapa nuk kërkon shume fleksibilitet, por përpikëri ( pra duhet te ekzekutohet ne çastin e duhur ) dhe është e vështirë për tu bërë mirë.
Në pozicion goditës me këmben e majtë përpara
• Rrotulloni shpatullat dhe legenin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit.
• Ktheje kokën lehtësisht djathtas për të parë objektivin.
• Shtrijeni këmbën goditëse drejt mbrapa drejt shënjestrës sa më shpejt dhe fuqishëm te mundni duke mbajtur ekuilibrin. Gjatë goditjes përthyeni gishtat e këmbës në mënyre që goditja të bëhet me thembër.
• Për tu ushtruar : Pasi keni goditur shënjestrën tërhiqeni menjëherë këmbën duke u kthyer në pozicionin fillestar.

Shënim i veçantë :
Në sparingun e lirë pasi të keni goditur objektivin tërhiqeni menjëherë këmbën duke e ulur poshtë dhe kështu duke qëndruar në pozicion goditës me këmbën e djathte përpara.
Të njëjtën gjë bëni dhe me këmbën e majte.

Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Rrotullimi i trupit në goditjen rrotulluese nga mbrapa është i rëndësishëm megjithatë ngritja e gjurit në pozicionin e duhur është tepër i rëndësishëm në qofte se do ta ekzekutosh siç duhet goditjen me fuqinë e saj të plotë. Gjatë shtrirjes së këmbës kemi një mbi rrotullim të trupit që pak a shumë e shndërron goditjen rrotulluese nga mbrapa ne një goditje anësore. Kjo behet për shkak te rrotullimit te këmbës goditëse në hark dhe jo drejt, paralel me dyshemenë, sepse goditësi është tepër i padurueshëm për tu kthyer në pozicionin e goditjes. Me anë të kësaj metode jo vetëm që mund të mos kapet shënjestra, por paraqet rrezik për atë qe godet i cili mund te kundërsulmohet . Është më mirë ta kesh kokën nga drejtimi që je duke goditur sesa të mbi rrotullohesh ( duke e lënë të lirë barkun dhe kokën për tu goditur nga kundërshtari). Sjellja e gjurit në lartësinë e shënjestrës që ke për të goditur, nuk vlen ne ketë goditje.

GODITJE SOPATE NERYO ÇAGI

Goditje e drejte që synon pjesën e sipërme të kokës, fytyrën dhe gjoksin.
Është shumë e vështirë të mbrohesh ndaj një goditje sopat të ekzekutuar siç duhet. Është e shpejtë dhe mashtruese sepse ajo shfrytëzon gjithë peshën e atij që godet prandaj është tepër e fuqishme. Kjo goditje kërkon fleksibilitet dhe fuqi për tu ekzekutuar.
Në pozicion goditës me këmbën e majtë përpara.
• Rrotulloni shpatullat dhe legenin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit sa më lart të mundesh.
• Shtrije plotësisht sa më lart të mundesh këmbën goditëse. Pasi këmba të ndodhet mbi kundërshtarin përthyeje gjurin duke e ulur shpejt këmbën poshtë dhe duke e goditur objektivin me thembër ose me tërë shputën e këmbës. Goditjen bëjeni sa më shpejt të mundni duke mbajtur ekuilibrin. Gjatë kohës që godet hapja e këmbës duhet të arrij maksimumin e mundshëm në mënyrë që të shfrytëzosh gjithë peshën dhe fuqinë tënde.
• Pasi të keni goditur objektivin tërhiqeni këmbën menjëherë mbrapa duke u kthyer në pozicionin fillestar.
E njëjta gjë të bëhet me këmben e majtë.
Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Ngrije gjurin sa më lart të mundesh. Goditja sopat nuk do të funksionoje derisa ju ta ngrini këmbën mbi objektivin. Këmba më pas përthyhet në mënyrë që të shmanget bllokimi ose ngecja e saj nga kundërshtari. Goditja tradicionale sopat ekzekutohet pa përkuljen e gjurit, por kjo lloj goditje mund të bllokohet lehtësisht me duar.
Kur e ul këmbën për të goditur imagjinoje kobra në sulm. Kjo do t ju ndihmojë të krijoni një ide më të qartë për goditjen.

GODITJE GREP – SEVO ÇAGI
Goditje e drejtë që synon anën e kokës ose fytyrës.
Goditja grep është projektuar si një lëvizje mashtruese. Duket si një goditje anësore e papërfunduar ku këmba tërhiqet mbrapa në momentin e fundit për ta lejuar thembrën që të godasë shënjestrën . Goditjet në kokë bëjnë shumë figura sidomos me anë të variacioneve të tyre që bëhen me anë të rrotullimit e vërvitjes. Si goditja anësore dhe kjo goditje kërkon shumë fleksibilitet dhe është një nga me të vështirat për tu ekzekutuar mirë.
Në pozicion goditës me këmben e majtë përpara.
• Rrotulloni shpatullat dhe legenin në drejtim kundër-orar duke e ngritur gjurin e djathtë drejt gjoksit në lartësinë e shënjestrës.
• Vazhdo të rrotullohesh 90 shkallë në mënyrë që ana jote e djathtë të ndodhet përballe shënjestrës. Gjuri duhet të jetë ngritur në lartësinë e duhur dhe gishtat duhet të jenë të përthyer.
• Shtrije këmbën goditëse drejt duke goditur objektivin në anën e majtë sa më shumë fuqi të mundesh. Goditja të bëhet me thembër ose tabanin e këmbës.
• Pas goditjes së shënjestrës tërhiqeni menjëherë këmben mbrapa duke u kthyer në pozicionin e goditjes.
Bëni të njëjtën gjë me këmben e majtë.

Mendime :
Si goditja anësore dhe kjo goditje mund të ekzekutohet pa një rrotullim te plotë 90 shkallë në fillim të stepit te dytë . Rrotullimi i plotë 90 shkallë është për ato shënjestra që qëndrojnë përballë nesh. Megjithatë goditja grep mund të përdorët për një shënjestër që ndodhet përballë anash ( majtas ose djathtas).

Pika kyçe për tu mbajtur mend :
Sigurohu të rrotullosh mirë shpatullat dhe legenin. Sigurohu të ndodhesh në pozicionin e duhur me legenin drejtuar kundërshtarit. Edhe një herë sigurohu të ngresh gjurin në lartësinë e shënjestrës që ke për të goditur. Ki kujdes nga një goditje grep që duket si një goditje e lartë ballore gjysmë diagonale që tërhiqet mbrapa në fund të goditjes ose nga një goditje ngritëse me gju të përthyer. Praktikuesit jo ekspertë të taekwondo -së që kanë mungesë fleksibiliteti kanë tendence ti bëjnë këto lloj goditjesh. Duke punuar me legenin ne mënyre që të fitohet fleksibiliteti do ta përmirësoni tekniken tuaj në fuqi dhe në shpejtësi.