11 Mar 2014
Keshilla per Prinder dhe Trajner
KËSHILLA PËR PRINDËR, MËSUES DHE PËR TRAJNER
- Nuk ka fëmijë as nxënës të këqinjë, por prindër dhe edukator të këqinjë. (komenski)
- Para së gjithash nëse të duken fëmijët dhe nxënësit të këqij mos i shiko ashtu si duken tani, por shih atë se çka duhen të bëhen ata dhe atëherë do ta shohësh dinjitetin e tyre. (komenski)
- Nuk është prindër (mësues dhe trajner) i mirë ai i cili, në qoftëse fëmija, nxënësi nuk bëhet më i mirë se vetë prindëri (mësuesi apo trajneri). (da vinçi)
- Nën mësuesin e fortë nuk ka nxënës të dobët. (japoneze)
- Fëmijët nuk mendojnë pak por, mendojnë ndryshe. (komenski)
- Nuk duhet të jemi të ashpër ndaj fëmijëve ose nxënësve dhe nuk duhet ta ngrisim tonin e zërit shumë (britma), sepse fëmija fiton stres ndërsa stresi e vret njeriun.(komenski)
- Fëmija thotë: Më jepni arsimin dhe edukatën, atëherë unë do ta ndryshoj botën. (komenski)
- Është i mjerë ai nxënës që nuk përparon më shumë se mësuesi i tij. (da vinçi)
- Mos e konsideroni fëmijën thesar, por përpiquni që të behet i tillë.(komenski)
- Për njeriun nuk ka thesar më të madh se një medje qe di.(sofokliu)
- Rrënjët e diturisë janë të hidhura, por janë të ëmbla pemët e saj.(katoni)
- Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.(ciceroni)
- Kur dikush thotë se i di të gjitha, do të thotë se nuk di asgjë. (varoni)
- Nuk ka errësirë më të madhe se sa padituria. (Shekspiri)
- Paqartësish çdo njeri mundë të flasë, por të paktë janë ata që flasin qartë. ( galilei)
- Ai që s’di dhe se pranon që s’di, është budalla largohu prej tij sepse ky mendon se i di të gjitha. (el-gazali)
- Ai që s’di dhe e pranon që s’dinë, është njeri i thjeshtë- mësoje. (el-gazali)
- Ai që di dhe s’e di që din është në gjumë-zgjoje. (el-gazali)
- Ai që di dhe e di që din, është i mençur-ndiqe. (el-gazali)
- Nuk ka barëra të këqija, as njerëz të këqij, ka vetëm kultivues të këqij. (hygo)
- Mendjemadhësia dhe budallallëku janë shokë të ngushtë e të pa ndarë. (bomarshe)
- Ai që i fyen të tjerët, kërcënon vetveten. (da vinçi)
- Më parë se të flasësh keq për të tjerët, duhet të vëresh mirë veten tënde. (molier)
- Mos ia lejo gjuhës sate të ec para mendimit tënd. (shilone)
- Përsëritja është nëna e dijes (afrikane)
- Të gjithë ankohen se i mungojnë paratë (të hollat), asnjë s’ankohet se i mungon dija (skoceze)
- Ai që lexon di shumë, por ai që vepron di edhe më shumë. (dyma)