Pesë vajzat e Akademisë Tiger shkëlqyen në “5th PODGORICA OPEN 2019”

Dje, më datë 18 maj 2019, u mbajt turneu ndërkombëtar në Taekwondo ‘5th PODGORICA OPEN 2019’ Mal i Zi, ku morën pjesë 300 garues nga klube të ndryshme të rajonit si nga Kosova, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali Zi.
Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrëse edhe akademia “Tiger” nga Prishtina, ku u përfaqësua vetëm me sportiste Vajza, që të gjitha të stolisura me medalje. Vlen të theksohet se sportistja Njomza Nuraj shpallet Juniore më e mirë në këtë turne, ku pati një performancë jashtëzakonisht të lartë, dhe e njejta e rrëmben medaljen e katërt të artë gjatë këtij viti.
Akademia Tiger poashtu në kategorinë junior radhitet në vendin e tretë si ekip ku ishte një sukses për akademinë duke patur parasysh pjesëmarrjen vetëm me pesë sportiste.
Rezultatet e arritura janë: 2 medalje të arta, 3 të argjendta dhe dy trofe🏆🏆.
1. Njomza Nuraj🥇
2. Agnesa Cakolli🥇
3. Ermira Saqipi🥈
4. Megita Arifi🥈
5. Rilinda Gjonbalaj🥈
60481000_2324111484332559_66574698917396480_n 60600292_2324111597665881_6351325443219521536_n 60734783_2324111740999200_4341505409840840704_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*