Misioni arteve dhe sporteve luftarake

• Misioni arteve dhe sporteve luftarake ofron një studim për mendjen dhe zhvillimin e trupit në kërkim të përsosmërisë nëpërmjet arritjeve personale dhe përmirësimit të vazhdueshëm fizik dhe mendor, gjithnjë duke u bazuar në besnikëri, udhëheqje, respekt, diciplinë, guxim dhe besim për të udhëhequr fuqishëm me jetën dhe rrethin njerëzor.
• Ky mision fokusohet në integrimin e sporteve luftarake në praktikën e përditshme dhe ndërtimin e studentëve me një diciplinë pozitive, duke kërkuar balancimin e trupit dhe të mendjes nëpërmjet trajnimit fizik dhe zhvillimit mendor.
• Përmirësimi i zhvillimit mendor dhe fizik nga vetëdisiplinimi praktik, si frymëzim i zhvillimit personal, do të jetë një sfidë kreative te mosha e re, njëkohësisht promovim i përsosmërisë filozofike edhe tek të gjitha moshat tjera, për të rritur vlerësimin e një mendje të shëndoshë, në një trup të shëndoshë.
• Misioni i arteve dhe sporteve luftarake është një simbol i angazhimit për rritjen personale me anë të trupit dhe ekuilibrit të mendjes, diciplinës dhe praktikës, duke forcuar mendjen dhe trupin për rëndësinë e vlerave të respektit, nderit,karakterit, besnikërisë, familjes dhe kurajos për ndërtimin e aftësive drejtuese dhe përgjegjësive shoqërore.
• Prandaj duhet të përkushtohemi për të krijuar një botë më të mirë të mbushur me shëndet, lumturi, paqe dhe harmoni, të ndërtuar nga praktikat moderne të trajnimit të sportit luftarak përballë sfidave të rrugëtimit në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*