A.T.H. TIGER festoi 20-të vjetorin e themelimit të saj

 

PERVJETORI

Akademia Tiger dje më 26.12.2015,  festoi 20 vjetorin e themelimit të saj, me një spektakël në Pallatin e Rinisë. Nxënësit e akademisë Tiger demonstruan me rastin e këtij përvjetori.
Akademia Tiger është themeluar në vitin 1995 e bazuar më shumë në vullnetin dhe dëshirën për të ofruar një sport luftarak dhe art të vlefshëm për të gjithë dhe atë pa dallim moshe e gjinie. Me kalimin e viteve me punën e pa lodhshme të z. Muhamed Saqipit mjeshtër i mirënjohur ndërkombëtar i cili është themelues i kësaj akademie dhe, i cili studioi në Austri në Akademinë e Arteve Marciale, ku për profesor kishte koreanin SHIN HONG WOO. Ndërsa me të përfunduar akademinë punoi si asistent për një kohë.
Akademia TIGER, numëron dy dekada aktivitet që njihet si më e vjetër në Kosovë nga klubet të Taekwondo-së. Gjatë këtyre dy dekadave Akademia Tiger është rritur dhe zhvilluar vazhdimisht duke dhënë kështu një kontribut të vlefshëm në fushën e arteve marciale.
Gjatë këtyre viteve në akademinë Tiger kanë kaluar mbi 1.800 nxënës duke u kualifikuar sportistë, mjeshtër dhe trajnerë. Të njëjtit kanë hapur klube të Taekwondo-së, ku punojnë me sukses për masivizimin e këtyre sporteve në Republikën e Kosovës dhe, shumë të tjerë që punojnë nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe private, siç janë: në Polici, FSK, truproje të PRL (vip) etj.

 

foto 20 vjetori


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


*