Sukseset e Akademisë Tiger nuk kanë të ndalur

Gjatë kësaj fundjave më datë 28.09.2013 në Therandë u mbajt gara 4thTheranda Open 2013.

Në këtë garë u paraqitën 13 ekipe, mbi 130 garues.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: 5 ekipe nga Kosova, 6 ekipe nga Shqipëria dhe 2 ekipe nga Mali i Zi.

Në këtë eveniment A.T.H. TIGER mori pjesë me garuesit e saj, në kategoritë si në vazhdim: pionier, kadet, junior dhe senior.

Rezultati për A.T.H. TIGER ishte gjithsej 14 medalje, prej tyre: 6 medalje të arta, 4 medalje të argjendta dhe 4 medalje të bronzta.

Medaljet e arta:

Njomza Nuraj

Muhamed Bajrami

Art Binaku

Ermira Saqipi

Amar Ismaili

Taulant Salihu

Medalje të argjendta :

Blerta Brahimi

Muhamed Gashi

Delvina Durmishi

Jolanda Sekiraqa

Medalje të bronzta:

Pirro Kelmendi

Oniks Beqaj

Drin Fonda

Visar Hjarizi